• |
ide | kryesore

Investimet në 2018, ndërtimi me zgjerimin më të lartë nga të gjithë sektorët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Investimet totale sipas sektorëve në ekonomi u rriten me 3 për qind në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë, por investimet në sektorin e ndërtimit u zgjeruan me ritme më të larta raportoi INSTAT në rezultatet e Anketës  Strukturore të Ndërmarrjeve më 2018.

Investimet në sektorin e ndërtimit në vitin 2018 arritën në 38,9 miliardë lekë me një zgjerim me mbi 50% në raport me një vit më parë. Kjo ishte rritja më e lartë në raport me degët e tjera të ekonomisë, te nxitura nga investimet në projektin e gazsjellësit TAP dhe HEC-ve në lumin në Devoll, por edhe vrullin e ndërtimeve.

Investimet totale të sipërmarrjeve në ekonomi arritën në 238 miliardë lekë në vitin 2018, duke u zgjeruar me rreth 3 për qind në raport me një vit parë.

Pas sektorit të ndërtimit, sektori me zgjerimin më të larta të investimeve ishte tregtia me rreth 33%, e ndjekur nga hotelet dhe restorantet me 29%, shërbimet me 28 %, transporti me 16% dhe industria përpunuese me 1.2 për qind.

Në të kundërt, industria nxjerrëse dhe sipërmarrjet e sektorit të energjisë dhe ujit shënuan rënie të investimeve përkatësisht me 39 dhe 22%.

Në vlera neto investimet më të larta në ekonomi në vitin 2018 i kishte sektori i energjisë dhe gazit me 55,3 miliardë lekë, duke zënë 23 për qind të totalit të investimeve në ekonomi të cilat në vitin 2018 arritën në 238 miliardë lekë.

Sektori i dytë me peshën më të lartë të investimeve në raport me totalin i kishte tregtia me 44,2 miliardë lekë gjithsej, duke zënë 18.5 % të totalit të investimeve këtë vit.

Sektori i Ndërtimit vjen i treti duke zënë 16 % të të totalit, më tej industria përpunuese me 14 % të totalit, Shërbime të tjera me 10% të totalit dhe industria nxjerrëse me 7.7% të totalit.

Peshën më të ulët në raport me totalin e investimeve e ka sektori i hoteleve dhe restorante me 3.2%. /monitor



4 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA JA LEPI QIMET E BYTHES EDI RAMES DHE DOKTORIT thotë:

    Ketu pastrohen leket e droges dhe korrupcionit te Edi Rames ,Lal erit DHE YMER GELBAZA KELLIRES dhe Carlo BOLINOS

  2. Qeveri e leshit e krimit, e droges dhe e pastrimit te parave kudo. Biles edhe leket e ndihmave do te perdoren per pastrim. Nga Neokomunistet i pret te gjitha. Ne fakt nga politikanet i pret te gjitha. Mjere toka shkret c’pjell te keqe mban mbi te.

    Asgje per te krenuar ne kete vend nastradinesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *