• |
ide | kryesore

Lubonja: Prapa Ramës që zihet me gazetarët, fshihet një narciz malinj i sëmurë

Kryesore



Ka kohë që jemi dëshmi tarë të ndërtimit, nga ana e propagandës së Edi Ramës, të një Shqipërie false, aq sa bashkëjetojmë tashmë me këtë gënjeshtër të madhe. Por ajo me të cilën nuk po mësohemi dot është spektakli i luftës së tij heroike për të mbuluar Shqipërinë e vërtetë, sa herë që dikush i nxjerr përpara ndonjë copëz të saj. Me një energji të pashoqe, ai e bëri këtë së fundmi edhe në emisionin “Opinion”, përballë disa provave evidente të lidhjes me krimin që i shfaqën gazetarët Rakipllari, Lala, Hoxha, Iljazaj.

Në fakt, ajo që e dallon Edi Ramën nga rilindësit e tjerë kur ftohen në studio është se ndërsa ata, kur ballafaqohen me të vërteta evidente, në përgjithësi ruajnë gjakftohtësinë dhe përpiqen të përdorin një gjuhë të drunjtë me slogane të përgjithshme për ta kaluar situatën, pasi janë të vetëdijshëm se po gënjejnë, Kryeministri nervozohet në kulm, sikur po i bëhet një shpifje e padrejtësi e madhe dhe shpërthen në sulme kundër gazetarëve duke i fyer, denigruar, duke u thënë “nuk të njoh”, “je injorant”, “po flet broçkulla” etj., etj.

Disa thonë se ky është thjesht aktrim, se pasi del nga skena dhe zhvesh kostumin e Kryeministrit, ai qesh me të afërmit e tij me aftësitë që ka treguar në luajtjen e rolit. Personalisht, kam një lexim tjetër të fenomenit në fjalë. Ky lloj reagimi bën pjesë në mekanizmat psikikë të vetëmbrojtjes së njerëzve që vuajnë nga çrregullime narcizistike të personalitetit, siç është edhe Kryeministri ynë. Thelbi i këtyre mekanizmave qëndron te ndërtimi i një veteje fals, një veteje glorioze, me të cilën narcizisti fsheh, mbulon veten e vërtetë, veten e tij autentike. Pra, nëse mund të flasim për aktrim në luajtjen e një roli, ky është roli i vetes false me të cilën Edi Rama kërkon të mbulojë veten e vërtetë, në skenën e psikikës së tij. Problemi ynë është se kemi të bëjmë me Kryeministrin tonë, që ka dy dekada në politikë dhe se lufta e tij e paepur për të mbuluar veten e vërtetë gjithnjë e më shumë identifikohet me luftën për të mbuluar Shqipërinë e vërtetë që ka ndërtuar. Kush çuditet se si ka mundësi që një Kryeministër të ndërtojë televizionin e tij, me emrin e tij, duhet të kuptojë se thellë-thellë, për këtë e shtyn kjo nevojë e papërballueshme për të fshehur veten dhe veprën e tij autentike. Kush e sheh të sulmojë egërsisht gazetarët që i thonë disa të vërteta, që i dinë të gjithë, duhet të kuptojë se ai nuk lufton me ta, por me veten dhe veprën e tij autentike, që refuzon me ngulm ta takojë për shkak të katastrofës psikike që mund t’i shkaktojë ky takim.

Mirëpo, siç thonë psikoterapeutët, sa më shumë ta refuzosh veten autentike, aq më shumë ajo hedh shqelma nga qoshja e errët ku e ke futur e të dëmton duke të dezintegruar ekuilibrin psikik. Në këto kushte, vetja false shëmbëllen gjithnjë e më shumë me një mur, i cili, sa më i lartë dhe i fortë t’i duket të sëmurit, aq më transparent e i ulët bëhet në sytë e të tjerëve, ngase të ngresh një mur të tillë është si të tentosh të vësh njëra mbi tjetrën gjëra që rrëzojnë njëra-tjetrën, apo ta ngresh atë me materiale që nuk ekzistojnë, d.m.th. me gënjeshtra.

Po e ilustroj këtë që thashë me dy fabula të ditëve të fundit, ku na shfaqet një Kryeministër 1 që rrëzon Edi Ramën 2.

Fabula e parë është fjalimi i tij me rastin e 100-vjetorit të Tiranës. Midis të tjerash, Kryeministri u tregoi të pranishmëve një fabul, që nuk është hera e parë që e dëgjojmë. E kam fjalën për atë me VIP-in ndërkombëtar, “nga një vend shumë serioz”, i cili nuk dëgjonte të dilte nga salla e VIP-ave në Rinas sepse kërkonte makinë të blinduar, ngaqë kishte idenë se rrugës mund ta vrisnin apo grabisnin kriminelët e shumtë. Por, pasi Kryeministri ynë i tha se mund të kthehej mbrapsht sepse qeveria nuk ofronte shërbime të tilla, ai u bind dhe u nis për në Tiranë. Kur e pa se çfarë vendi i qetë e i sigurt ishte kryeqyteti ynë, VIP-i në fjalë shkoi e i kërkoi atij falje duke i thënë se ndihej në siklet, se ishte ndierë budalla nga kërkesa që kishte bërë.

Morali i fabulës 1: Shqipëria është një vend i sigurt, por janë ca njerëz të këqij që punojnë për ta bërë vendin gogol.

Fabula e dytë është e së njëjtës ditë, ose e një dite më pas. Sipas një lajmi që u dha nga Policia, në afërsi të selisë së Partisë Socialiste, që atë ditë kishte nderin të kishte brenda vetë Kryeministrin, ishte arrestuar krimineli i rrezikshëm Vladimir Gjuta, i cili po sillej atypari i armatosur. U aludua se ai ndodhej aty, pasi donte të vriste Kryeministrin si hakmarrje për operacionin antikrim që ai kishte nisur nëpërmjet krijimit të OFL-së, që veç të tjerash kishte sekuestruar brenda një dite 600 makina të blinduara në Tiranë. Për të evituar këtë atentat, sipas disa mediave, Kryeministri doli nga selia dhe nuk hipi në makinën kryeministrore, por në makinën e të vëllait, e cila qenkej më e sigurt se ajo shtetërorja dhe që sipas opozitës, duhet të ishte në listën e 600 makinave të sekuestruara nga OFLja sepse është e blinduar.

Morali i fabulës 2: VIP-i nga një vend shumë serioz paskësh pasur të drejtë të kërkonte makinë të blinduar, derisa krimi qenkësh kaq i përhapur dhe kaq i fortë në Tiranë dhe shteti kaq i dobët para tij.

Sigurisht, të dyja janë përralla, por janë dy përralla që rrëzojnë njëra-tjetrën në murin e Shqipërisë false, që ngulmon të ndërtojë Kryeministri për të mbuluar Shqipërinë e vërtetë.

Ka dy rreziqe të mëdha në këtë situatë, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me Kryeministrin e vendit. E para është ajo se Shqipëria e vërtetë, e mbuluar kësisoj nga Shqipëria false, po shkon dita-ditës buzë greminës, sepse ata që duhet ta shohin, iu intereson të mos e shohin. E dyta, mekanizmat mbrojtës që Edi Rama po ndien nevojën t’i forcojë ditaditës kundër kujtdo që i zbulon copëza të vetes/Shqipërisë së vërtetë, po bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm për demokracinë dhe lirinë, sepse po e shtyjnë drejt kapjes së tërë organizmave të shtetit. Ligji antishpifje, KÇKja, OFL-ja, kapja e Gjykatës Kushtetuese, heqja e Presidentit, gjyqet e panumërta që ka ngritur kundër politikanëve dhe gazetarëve opozitarë e shumëçka tjetër që ka vënë e po vë në lëvizje, duhen parë në këtë kontekst.

Kush mendon se ai mund të ndalet në këtë rrugë nga zëri i arsyes, gabohet rëndë. Përgjigjja e tij do të jetë rritja e murit transparent të vetes/Shqipërisë false nën sloganin: “Nuk keni parë gjë akoma”. Se si do të mbarojë kjo histori nuk mund të parashikohet më, por e sigurt është se sa më shumë të vazhdojë, aq më keq do të mbarojë.

Panorama



19 Comments

  1. I pa pare ja ngul gozhden gerdalles ne vendin e duhur, gerdalla tallet me veten dhe thot sa ua futa Shqipetareve, jo ore gerdall jo je mesuar tua futesh servileve atyre qe i paguan dhe mendon se popullit ee jo jo ore gerdall i dal boje.

  2. Nuk ka nevojë fare o Lubonjë që ti përshkruash diagnozën psiqike Ramës.
    E ka merak vetë ai që ta paraqesë vetën edhe më psikopat sesa është si një sfidë edhe me ata që e sollën në pushtet.
    Ai e thotë troç publikisht se po qe për llafe e harbutëri, askush nuk ma del mua.
    Për mendimin tim me Ramën duhet provuar ndryshe.
    Bashkojuni ju gjithë analistët e gazetarët Sokol Ballës apo Tahir Minxhozit, Bolinos apo Meros, Dudushit apo Askushit dhe ngrijini në kup të qiellit sukseset e Edi Ramës, bejeni edhe ju si Spiropali heroin kombëtar Skenderbe e të shohim se mbase për inat e sfidë do të heqë dorë nga marrëzitë

  3. Dua t’i kujtoj,analistit Fatos Lubonja (megjithese ai e ka te ngulur thelle ne mendjen e tij),se ishte pikerisht,ky Fatos Lubonja,qe insistoi ne mendimin e tij (te planifikuar me shume finese ,si mik i vjeter dhe bashkepunetor ne shume pune te” pastra”,e te “pista”,bashke meshoket e tij si Artur Zhejin me shoke),se “Le ta provojme edhe kete Ramen,dhe nese nuk do na pelqeje,e heqim prap”.Kjo thirrje legjendare e ketij analisti Lubonja,e shume ndihmuar prej thirrjes se mikut tjeter te tyre,Spartakun e Ngjelajve dhe idiotit qe ben gazetarin Muci i Nanove :Le te bashkohen te gjithe qelbesirat dhe edhe nese do te kemi 30.000 te vrare,te shporrim Berishen.Te pakten tani te mos perpiqen te na mbushin mendjen,se ky qenka psikopat narcist e me rralle,por he ,le te veprojne dhe ta heqin,meqenese nuk i pelqekerka.Llafet e tjera jane jo vetem budallellek,por edhe maskarallek,se populli,asgje nuk harron,per cilindoqofte.

  4. Nuk degjohet sepse cdo fjale e thene prej tije eshte e genjeshtert dhe mashtrim , nuk shikohet sepse cdo veprim i tije eshte aktrim i peshtire . Mashtron nderkombetaret ( osé u pelqen te mashtrohen ) sikur ka kryer reforma te medha per Shqoperine . Perse analistet nuk e pyesin kush Jane keto reforma te sukseshme ? Po i tregojme me radhe suksesin e ketyre reformave 1) refotma ne ekonomi deshtim 2)reforma ne arsim deshtim 3 ) reforma territoriale deshtim 4) reforma ne mjekesi deshtim 5) reforma ne drejtesi deshtim spektakular 6 ) reforma ne administrat deshtim 7 ) reforma ne rendin publik deshtim . Kjo eshte qeveria e “rilindjes” Po vazhdoje te qeverisi kjo qeveri korruptuar ne cdo qelize te saje per 10 vjet popullsia e shqiperise do te pergjysmohet do te jene vetem baronet e droges te lidhur ngushte me Ramen

  5. Po te ishin shfaqjet e qellimshme psikopatike mekanizmi mbrojtes do ishim deri diku OK. Por e verteta eshte se Rama mekanizmat reale mbrojtes i ka vend tjeter. I ka tek drejtesia e kapur, tek oligarket me te cilet ndan parate e vjedhura, tek kriminelet me te cilet ndan krimet elektorale. Ne studio vetem tall karin duke luajtur nje teater banal qe vetem shqiptaret e sfiduar menderisht nuk arrijne ta kuptojne. Psikoanaliza e Lubonjes, pervecse ndoshta e pasakte, nuk eshte e nevojshme nga ana politike.

  6. Ai ka pluguar dhe dranazhuar gjithe shqiperine. Ai ne fillim i ka sygjestionuar te gjithe dhe te gjithe qene te dashuruar me te, me sharmin e tij. Profesionisteve qe bejne analiza i eshte dashur nje kohe e gjate per ta kuptuar qe ai ka maske. Cthem dhe une ku ka njeri pa maske! Ai ka vrare emocionin apo emocionet, qe femi; per te duruar te padurueshmen. (Gerrmo ne feminine e tij dhe do te gjesh pergjigjen) Skeni pare gje akoma! Me shume se nje miljard donacione dhe ai eshte perseri kreminister…

  7. O ljubo ky eshte shkrim inati pse bota i dha shqiperise 1.15 miliard euro,por ti ne inati e siper kujton se parate ja Shane rames por ato jane dhe per ty si inatci qe je,ky i pacipi sot korri nje fitore te madhe personale dhe politike,por ti ljubo njelloj si shpellkaret e lakuriqet nuk doni ta pranoni kete sukses te tij

  8. Fatos, je injorant dhe i pashkolle. Ndryshe nga ty, ato injorantet e studiove e kane nga nje dipllome, po gjithsesi ngelen te pashkolle. Baboone pemesh qe nuk dine te flasin, qe flasin kur duhet heshtur, qe heshtin kur duhet pyetur. Hapin gojen per propagande dy lekshe dhe ti dhe sera e anal isteve si puna jote habiten kur ju thone kazan.

    By the way, e arrestuan Trumpin per terrorrizem apo akoma jo.

  9. Ke plotesisht te drejte Lubonja, kjo histori po shkon keq e me keq.

    Mjafton te shohesh kete personazh ne keto poza psikopatie dhe ne komunikimin vulgar dhe ofendues, te tmerron fakti qe ka ne dore fatet e ketij vendi. Ata qe nuk duan ta kuptojne kete gje kaq te thjeshte, le ta duartrokasin dhe te vazhdojne te shajne F. Lubonjen.

  10. I kene vetes emer te lashte por dhe ne trute e tuaja tregon lashtesi,kthjellou dhe do te shikosh larg,me mire drejteperdrejte si rama se si salihu qe te zhdukte pa gjurme

  11. Lubonjar.
    Ky KM-ja qe kemi, te pakten i le gazetaret gjalle, se Baba Cjapi ju digjte gazeten (Koha Jone), rrembente e drogonte femijet (si G. Pashkos) dhe i rrihte paq rrugve ku t’i gjente.
    Ky KM-ja vetem se u ve ne dukje, gazetareve te kalibrit tend, nivelin e ulet kulturor dhe profesional qe kane, ne menyre jo elegante po arrogante.
    Lusni zotin qe mos te na dergoje me Baba Cjeper, se ku do futeni ju qe e quani vehten gazetare te pavarur.
    Sa per nivel analize, e di vete ti… I ke ca deformime te pakthyshme qe demtojne mendimin e qarte.
    Hajt mos u merzit., I ka jeta kto

    1. Nja njëzet banda kriminale që patën bërë gjithë ato vrasje, është pikkërisht ky “Baba cjapi” siç e quan ti presidentin e parë të zgjedhur me vota nga populli, pas 45 vite diktaturë enveriste, që i futi në burg e u dënuan me burgim të përjetshëm.
      Është ky palloshi dy metrosh që po i nxjerr nga burgu që të mbledhë vota prej tyre, e duket nga ky soj je edhe ti që i bën fresk b…. të tij të zbuluara. në publik.
      Pa na e thuaj me emër se cilin gazetar paska vrarë Berisha ?
      Jo më që të ketë “vrarë” gazetarë por ndaloi me ligj denoncimin e tyre në drejtësi.
      Nëse ndonjë gazetar ju bën furçe kriminelëve të diktaturës, ka mijra shqiptarë të persekutuar që akoma nuk i dinë varret e të afërmve të tyre, që e kanë pasur të drejtën e Zotit tju japin një dajak të fortë, por edhe ata nuk e kanë bërë këtë se nuk janë nga soji juaj kriminel.
      Sa për Lubonjën, pamvarësisht se në mëndjen e tij janë ngulitur prallat që ka dëgjuar që në djep për komunizmin, ai duhet respektuar jo vetëm për vitet e rinisë që i kaloi në burg, por edhe për kurajon e tij për të goditur edhe ish shokët e tij , kur pushteti i ka kafshërisht tërësisht .

      1. Sali Berisha ka djegur redaksinë së gazetës “Koha Jonë”, ka burgosur Martin Lekën, Pavllo Gjideden dhe Aleksandër Frangajn. Ka gjymtuar me SHIK-un e tij Zamir Dulen. Ka rrahur ne bulevard Edi Ramen (do ta vriste po e menduan te vdekur prandaj e lane gjalle) , Erion Bracen, Paskal Milon,
        Pa le pastaj po te fillojme me vrasje mafioze te tipit Kosta Trebicka, & Co….

  12. Ambasadore Yuri KIM !
    Ju nuk e dini se cfare po heqim ne nga tradhetia e administrates qe ke ne ambasaden tende sorosiane
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga korrupsioni i perfaqesueses se BE- Vllahutin e sot Soreka.
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga barku plot i Bochart.
    Ju nuk e dini se c,po heq Kosova e populli i Shqiperise nga tradhetia MOGERINI RAMA VUCIC.
    Ju nuk e dini se si talleshin me forcen zbuluese te Amerikes, pasi radaret fikeshin kur na vinin anijet luksoze ne ishullin e Sazanit me prostituta klasi, nuk dini sa tonetala arme,droge e prostituta jane nisur e kane ardhur nga brigjet shqipetare.
    Ju nuk e dini se pse emeruan pikerisht ambasadorin italian Kutilo, pse kupola rilndje filloi te komunikonte me radio marrese (cel) te blera ne Rusi,as per paisjet Kecher te ardhur te mbeshtetur nga nje sekt ne Izdrael me mafian.Ju nuk e dini se qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet te rilindjesmortaje u grabit Banka e Shtetit. Ju nuk e dinii se se ne cdo celize te reformes ne drejtesi jane importuar njerezit e mafies rilindje,ju nuk e dini se ketu kane ardh per te pushuar pjestare te Isis, kreu i droges Kolumbiane ,Komorra e Ndrageta .Ju nuk dini se kane futur njerezit e tyre te Guarda di Financa.Nuk mjaftojne disa dite per te thene te vertetat e tragjedise se ketij populli sidomos tash shtate vjet.Ky popull po vun per cdo gje,po skllaverohet deri ne palce, psurite e tij i jane dhene palevve te treta serbo sllave komuniste.Ne vendin tone, ne token e trasheguar me gjak e sakrifica nga te paret tane ne s,kemi me asgje.Boll me leksione demokracie ne nje vend ku sundojne nje grusht horash e horesh. Kerkojme demokraci te drejtperdrejte.
    Andaj po te them: Mos nderhyni ne kete rast mjaft me me rregulla e leksione demokracie ne nje vend e per nje popull qe s,pati kurre demokraci. Hesht e monitoro se si nje popull ne kulminn e deshperimit te tij ,ne planin mafioz sorosian sllav te shpopulimit do te kerkoje ti dal zot fatit te tij mjeran! HESHTNI JU DHE GJITH KOMUNITETI NDERKOMBTAR SE KORRUPSIONI I RRADHEVE TUAJA E MBROJTJA JUAJ ME MEKANIZMA DEMOKRACIE MBAJTI ME FRYME KETE KLIKE GJAKATARE! NE DO JEMI NE SHESH PER DEMOKRACINE QE SE PATEM KURRE ! HESHTNI DHE DILNI KESHTU ZOT NJE POPULLI TE NEPERKEMBUR NGA KJO FARE E ZEZE !
    NUK DEGJOJME ME ASKEND QE NA JEP LEKSIONE DEMOKRACIE. KETE PO TA THOTE NJE NENE QE NJEH PER PRIJES ZOTIN QE BESON NE TE VERTETEN DHE QE KA MBAJTUR NE KURRIZ MBI 50 VJET PADREJTESINE E HAPUR E TE FSHEHTE TE KESAJ KLIKE GJAKATARE.DEMOKRACI TE DREJTPERDREJTE! DEGJO ZERIN E POPULLIT TIM GRUA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *