• |
ide | kryesore

Marotta i tregon rrugën për Lautaron Barcelonës: “Lojtarët ikin kur e kërkojnë vetë”

Sport



Inter mendon për merkaton, pavarësisht garës titull në kampionat dhe është i gatshëm edhe për sakrifica, që mund ti garantojnë hyrje të forta në arkat e klubit. Administratori i deleguar i zikaltërve, Giuseppe Marotta, ka folur për objektivat e skuadrës e të ardhmen e Lautaro Martinez, që është nën vëmendjen e të mëdhave të Spanjës:
“Lautaro po rritet – ka thënë Marotta – është një djalosh shumë i ri. Atij i intereson, mbi të gjitha, të mbajë këtë fanellë të lavdishme e të rritet nga ana profesionale. Të mos harrojmë se Inter, për historinë e tij, nuk duhet të ketë zili askënd. Si them gjithnjë, lojtarët ikin kur janë vetë ata që tregojnë rrugën ku duan të ecin”.

Në fund edhe një koment për Eriksen, që edhe në humbjen me Lazion nisi nga pankina: “Që tani është Eriksen që njohim. Duhet të ketë bnjë periudhë ambjentimi, por sidoqoftë ndeshjet zgjasin tani 95 minuta dhe gjatë një ndeshje impenjohen 14 lojtarë. Është normale që disa lojtarë të nisin ndeshjet e të tjerë ta përfundojnë. Kemi një grup të mirë, i takon Conte të vendosë formacionin në fushë, por Eriksen është përfshirë shumë mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *