• |
ide | kryesore

Meta paralajmëron mazhorancën për ligjin e gjyqtarëve: Grushtit të shtetit i përgjigjem me dekret

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta, në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, deklaroi se grushtit të shtetit do ti përgjigjet me dekrete, duke paralajmëruar kështu se do të kthejë sërish në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Meta theksoi në konferencë se garantimi i të drejtave të qytetarëve është mbrojtja e Kushtetutës.

Dhe në të ardhmen do i përgjigjet me dekrete. Po ashtu do i drejtohet qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës. Ajo është e vetmja gjë që garanton unitetin tonë. Pavarësisht se dikush nga Jugu, dikush nga Veriu, dikush socialist e dikush demokrat. Kemi shumë ndarje, por e vetmja gjë që na bashkon është Kushtetuta. Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë. Ju ftoj që të përqendroheni tek kjo çështje. Do përpiqen që të largojnë vëmendjen me lloj-lloj shashkash. Por me rëndësi është mbrojtja e rendit kushtetues, që kërcënohet nga një grup mafioz dhe jo nga PS. Ajo ka meritën e saj për ndryshimet kushtetuese në 2008. Por një grup mafioz që punon kundër interesave publike. Është armik i qartë i shtetit të së drejtës.”, tha Meta.

Teksa u pyet në lidhje me reformën zgjedhore dhe bashkitë që aktualisht janë pa kryetarë bashkie, Meta tha: “Pyetjet tuaja meritojnë vëmendje ndoshta për një rast tjetër. Unë dola këtu me një qëllim të qartë për rrezikun e madh të një grushti shteti për qytetarët, për liritë e tyre, dhe nuk dua që ta shfokusojë vëmendjen time. Kjo është çështje madhore. Ka kaq shumë probleme sa është ku thërret qahmeti. Respekti im për Komisionin e Venecias është i palëkundur. Nëse në rastin e parë thashë se do shkojë në Komisionin e Venecias, dhe nuk shkova se nuk mund duke me rendësi. Tani jam i detyruar që të shkojë në Venecia dhe Europa demokratike të kuptojë se çfarë po ndodh këtu dhe ku një grup njerëzish përmes një grupi njerëzish kërkon që ta kthejë këtë vend në një burg të madh por me ngjyra.” 



4 Comments

  1. SHIKONI KUR EDI RAMA TI LESHOJ ZAGARET E TIJ TA SULMOJN PRESIDENTIN TANI ,ZAGARET E EDI RAMES JANE,MERO GELBAZA SOKOL BALLA CARLO BOLINO SKENDER MINXHOZI LORENC VANGJELI MIRA KAZHANI ANILA BASHA DHE ASTRIT PATOZI

  2. Me sa the:

    Këta do t’i luftosh me dekrete — metodë koheshkurter dhe jo realiste.
    Thirre popullin që të mbrojë rendin — sa e mundur është kjo, duke pasur parasysh natyrën e njerëzve dhe korrupsionin tënd?! Kush do të besojë?!
    Do kërkosh ndihmën e Evropes — sa realiste është kjo?! A nuk i thone Evropës kurva plake?!

    Ilir me akrobacira nuk fitohet lufta, e para duhet të ndahesh nga korrupsioni dhe të dalësh përpara popullit dhe t’i kërkosh një falje te sinqerte, dhe pastaj të shohim. Po nuk më ha goja mjaltë, jo!

  3. Po KY rrugaci sikur do bente referendum ,Po asnje se dhjeu.
    Eshte I vetmi president qe cdo dite genjen pa pke turpi.
    Ishalla e heqin,

  4. Po pse mo vetem Edvin pordhalac Rame bytha paska te drejte ne si popull jemi dele apo si u shkon mendja more motra e femra shkerdhyer te mavijosura, more te shkerdhyer para dhe mbrapa , te pakten heshtni more rrace Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *