• |
ide | kryesore

Misteri i tragjedisë në Bulqizë/ Në një dhomë u gjet edhe një shishe me helm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tragjedia e ndodhur më 14 shkurt në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë, ku vdiq nëna me dy fëmijët, dyshohet se mund të ketë ndodhur si shkak i ndonjë helmimi të qëllimshëm. Dyshimet e tilla, burimet jozyrtare shprehen se janë hedhur për shkak të rrethanave të ngjarjes. Mundësia e ndonjë helmimi nga bombola e gazit apo tymi i sobës me dru është hedhur poshtë që ditën kur ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, burimet thanë se në banesën ku janë gjetur të pajetë Rajmonda Tola, 45 vjeçe, Rudina Tola, 22 vjeçe dhe Fatjon Tola, 14 vjeç, është gjetur një shishe rreth 50 gramë me një pesticid që përdorej për patatet. Kjo shishe me helm ka qenë në një dhomë tjetër nga ku janë gjetur të vdekur nëna me fëmijët.

Të njëjtat burime theksuan se dera e dhomës ku ka qenë shishja e helmit ka qenë e mbyllur, megjithatë xhami i saj ka qenë i thyer dhe dyshohet se ka lëshuar edhe aromë. Dyshimet se helmimi mund të jetë shkaktuar nga ky pesticid, burimet thonë se janë të pakta, për shkak të rrethanave si është gjetur helmi dhe ku ishin viktimat, shkruan panorama.

Familjarët e Rajmonda Tolës janë pyetur nga grupi hetimor se për çfarë përdorej shishja me pesticide në fshat. Ata janë shprehur se pas vjeljes së patateve, ia hidhnin kokrrave që të mos kalbeshin. Grupi hetimor ndërkohë ka marrë shishen në fjalë, e cila është gjetur e mbështjellë me një letër për të kryer ekspertizën në Tiranë, që do të dalë pas disa ditësh.

Nga ngjarja tragjike, arriti të shpëtonte vetëm vajza e vogël e shtëpisë, 16-vjeçarja Merita Tola, e cila u gjet me shenja jete dhe menjëherë u transportua drejt Spitalit të Bulqizës. Pas marrjes së ndihmës së parë, ajo u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

Paraprakisht, Policia dhe familjarët u shprehën se kjo tragjedi mund të jetë shkaktuar si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit nga bombola, por burime nga Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), pas verifikimeve me një grup ekspertësh, dolën në përfundimin se nuk ka dyshime se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.

Hetimet e deritanishme kanë çuar në drejtimin se gjithçka mund të jetë e qëllimshme, por ende nuk është dhënë një rezultat nga mjekësia ligjore. Kjo e fundit është ajo që do të përcaktojë vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, më 14 shkurt.



5 Comments

  1. Pse mister, perkundrazi nese ka mjekesi ligjore dhe behet autopsia sqarohet gjithshka. Pastaj nese ska mjeke apo laboratore te specializuar turp per kete shtet.

  2. Pamvarsija e kosoves, asht merita, e natos, edhe e herojit, te pa harruar ibrahim rugoves,

    1. Pamvarsija e kosoves asht merita e natos edhe e herojit te pa harruar ibrahim rugoves thotë:

      Pamvarsija e kosoves asht merita e natos edhe e herojit te pa harruar ibrahim rugoves

  3. Pamvarsija e kosoves asht merita e natos edhe e herojit te pa harruar ibrahim rugoves thotë:

    Pamvarsija e kosoves asht merita e natos edhe e herojit te pa harruar ibrahim rugoves, komenton hajrulla zeqiri nga fshati grac komuna e vushtrris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *