• |
ide | kryesore

Moviola e Lazio-Inter, De Vrij për të kuq: ja cfarë ka llogaritur Rocchi

Sport



Në javën e polemikave të pafundme për arbitrimin e Valeri në Milan-Juventus, një tjetër episod ndez debatin mbi Var e rregulloren, duke përplasur tifozët në rrjetet sociale. Në fillimin e pjesës së dytë të Lazio-Inter arbitri Rocchi akordoi një penallti për një shtyrje të De Vrij ndaj Immobile, që ishte duke goditur me portën bosh, e, pasi akordoi penalltinë, tregoi kartonin e verdhë për mbrojtësin zikaltër. Asnjë thirrje nga Var për një on field revieë.

Në rrjetet sociale shumë tifozë kanë kërkuar kartonin e kuq, sepse mbrojtësi i Inter ka ndaluar një rast të qartë për gol, me një ndërhyrje jo të drejtpërdrejtë, pra jo tentativë për të kapur topin. Atëherë përse hollandezi nuk u ndëshkua me të kuq? Rastet janë dy: ose Rocchi e vlerësoi si rast të pastër për gol por me ndërhyrje për topin, ose arbitri e ka ndëshkuar me të verdhë për ndërhyrje pa top, por pa e gjykuar rast të pastër për gol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *