• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktorja 15-vjeçare

Paparazzi, Slider



Nikita Pearl ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare, pasi vuante nga tumori në tru. Vajza u bë e njohur me rolin që e kishte në filmin “Mbretëresha e Katwe-s”, i cili ishte i bazuar në një ngjarje të vërtetë. Aktorja ishte diagnostikuar me tumor në vitin 2016 dhe drejtoresha e filmit ku kishte luajtur vajza i kishte mobilizuar shumë njerëz që të mblidhnin fonde për trajtimin e saj në Indi, sepse mjekët në Ugandë nuk i kishin mjetet e nevojshme. Në vitin 2017, mjekët i kishin thënë se Nikita është shëruar nga tumori, por vitin e kaluar u diagnostikua me një tumor tjetër, i cili doli të jetë fatal për jetën e vogëlushes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *