• |
ide | kryesore

Personazhet e fiksuar pas tatuazheve në fytyrë (Foto)

Paparazzi, Slider



Çdo 2 apo 3 vite një trend i ri tatuazhesh shfaqet dhe të parët që nuk i rezistojnë dot janë personazhet e njohur të showbiz-it. Trendi më i fundit i bojës në trup është i vështirë të mos vihet re pasi mbulon fytyrën e tyre.

Pra po flasim për tatuazhet në fytyrë, trend që nisi nga artistët e rinj të hip hop-it, por që kohët e fundit duket se ka përfshirë dhe yjet e pop-it, modelët apo dhe infulencerët. Vetëm këtë muaj të paktën 6 personazhe të njohur na kanë prezantuar me bojën që kanë shtuar në fytyrë. Ja cilët janë ata:

Presley Gerber

Modeli dhe aktori 20-vjeçar (djali i Cindy Crawford) në 7 shkurt u bë me një tatuazh të ri që ndodhet poshtë syrit të tij të djathtë. Me gërma kapitale në këtë zonë të fytyrës së tij shkruhet: “MISUNDERSTOOD”, pra “I keqkuptuar”…

Amber Rose dhe partneri i saj

Amber Rose dhe tatuazhi i saj i ri ishin në qendër të vëmendjes këtë javë. Ajo shkroi në ballë, poshtë linjës së flokëve, “Bash Slash”, fjalë të dedikuara për djemtë e saj (Bash për Sebastian Taylor dhe Slash për Electric Alexander Edwards”. Modelja tha se ishte frymëzuar nga i ndjeri Kobe Bryant për shtimin e këtij tatuazh në fytyrën e saj.

I dashuri i Rose, Alexander “AE” Edwards, i cili është babai i Slash, gjithashtu tatuazhoi diçka në ballë. Ai vendosi që të shkruante datat e lindjes së djemve të Amber, pra 10.10.19 dhe 2.21.13. Datat ndahen nga një rrufe në mes, për ndonjë arsye.

The Game

Reperi “The Game”, emri i vërtetë i të cilit është Jayceon Terrell Taylor, postoi një foto të mërkurën e kaluar, ku dallohej mjaft qartë tatuazhi i tij i ri në fytyrë, në nder të legjendës së Lakers, Kobe Bryant. Poshtë vetullës mund të shihet autografi i Bryant dhe numri 8 i kthyer në anë, numri i fanellës së vjetër të basketbollistit, në formën e simbolit të pafundësisë.

Chris Brown

Këngëtari Chris Brown ju bashkua grupit me një tatuazh të një atleteje Nike Air Jordan, ngjitur me veshin e tij. Pra Chris Brown ka një atlete në fytyrë tani, së bashku me tatuazhet e tjera.

Post Malone

Nëse Post Malone njihet për diçka, përveçse për muzikën, janë tatuazhet e shumta që ka në fytyrë, që nga teli në ballë e deri tek zinxhiri që ka në faqe. E duket se artisti nuk do të ndalojë së hedhuri bojë në fytyrën e tij. Vetëm një muaj e gjysëm në 2020 dhe Malone ka shtuar dy tatuazhe në koleksionin. Tani ai ka një çekiç në njërën faqe dhe një sharrë të përgjakur në faqen tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *