• |
ide | kryesore

Plas arma në Korçë, shoqërohet nga policia një person

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës para pak minutash.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit, ose ndryshe lagjja “Radenec” që në Korçë njihet si lagje problematike.

Për momentin është shoqëruar në komisariat një nga palët që është përfshirë në konflikt ndërsa të tjerët janë identifikuar por janë ende në kërkim nga policia.

Burime nga policia bëjnë me dije se është qëlluar në ajër dhe se nuk ka persona të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *