• |
ide | kryesore

Rama: Miqtë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me një Akademi Transparence

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas përfundimit të konferencës së donatorëve ku Shqipërisë iu dhuruan plot 1.15 miliard euro kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin e Komsionit Evropian Ursula Von der Leyen iu përgjigjën interesit të gazetarëve që ishin të pranishëm.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se miqtë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me një akademi transparence, që do mbikqyrë të gjitha fondet dhe paratë të përdoren me transparencë.

“Jemi ende duke përbrendësuar këtë tronditje mjaft të këndshme të ditës së sotme. Nuk do të doja të kërkoja më shumë për në mars, sesa të gjej një hudhër e ta vendos në mur, kundër syrit të keq. Se kur merr një lajm kaq të mirë ke frikë se mos ndodh ndonjë gjë e keqe. Më lini të gjej një hudhër njëherë,pastaj të flasim për negociatat. Sepse nuk dua të kemi një tjetër mallkim të historisë që vjen. Për bisedime, ju e shihni që ne po flasim e po bëjmë komunikime, si në këtë konferencë. Kam dëgjuar atë çfarë tha presidentja e KE duke përmendur disa nga dëshirat tona të përbashkëta, që ajo që rindërtohet të jetë më e mirë se ajo çka humbi, me standarde. Na duhet të fillojmë të punojmë së bashku. Miqtë tanë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me argumente me mënyrën si të sigurohemi që kaq shumë para të përdoren në mënyrë transparente. Ata janë bujar për të eksportuar standarde. Unë i kërkova që paratë, që ishin shumë më bujar seç prisja, i kërkova për një akademi transparence e cila do të nisë me rindërtimin dhe dot ë zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike. Jemi në shoqëri kaq të mirë e jam kaq i lumtur e i përulur nga gjithçka, ne nuk duam që t’i lëmë në baltë miqtë tanë në rindërtimin e Shqipërisë. Dua që Ursula dhe Komisioni ta përdorin këtë si një histori suksesi. Jam shumë krenar për ekipin tonë, për prezantimet, qoftë nga ministri, nga koordinatorja e përgjithshme për vlerësimin e gjendjes së katastrofës, u ndjeva kaq mirë, dhe po mendoja pse nuk jemi pjesë e BE, kemi njerëz kaq të mirë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj Presidentja Ursula Von der Leyen, deklaroi se janë pranë Shqipërisë dhe se po bëjnë gjithçka për progresin e vendit. Një nga pikat për të cilat ajo ishte e prerë ishte edhe fakti se pas fazës së parë të dhënies së parave, vjen faza e dytë tepër e rëndësishme që është transparenca në mënyrën sesi këto para do të përdoren.

“Do të çojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur projektin e rindërtimit. Jemi të interesuar për progresin e vendit. Është në interesin tonë që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne e kemi shtruar rrugën e suksesit që dëshirojmë. Bashkimi Evropian ofron perspektivat më të suksesshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të ecur përpara për hapjen e negociatave. Ne do të hartojmë një raport. Kemi numrat, provat për përpjekjet e bëra drejt BE-së.”, tha Von der Leyen.



4 Comments

    1. , jo jo, nuk jane 80% ( sic thote Syri.net , portali jot i dashur) . Kredite jane afersisht 30%, 35% jane grante dhe resto eshte ndihme falas.
      Nga kredite , gati gjysma eshte me interes zero ( kredite myslimane qe nuke pranojne interesin se ehte harram) , pjesa tjeter eshte nga banka boterore dhe berzhi me 0,5% .
      Natyrisht jo e gjithe shuma eshte falas.
      Prit dhe do sqarohesh ti dhe ai Syri.net i joti.

  1. Rreth 1,15 miliardë euro u premtuan për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar si mbështetje për përpjekjet për rindërtim pas tërmetiti të 26 nëntorit 2019.

    Shifrat janë premtime në parim dhe shumë nga fondet e premtuara do të mund të merren vetëm nëse plotësohen kushte dhe ekzistojnë projekte konkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *