• |
ide | kryesore

Rita Ora nuk harron t’i uroj Kosovës pavarësinë

Paparazzi, Slider



Kosova mbush plot 12 vjet që ka fituar pavarësinë e saj dhe këtë moment e ka festuar edhe Rita Ora. Këngëtarja jo vetëm që nuk ka harruar të urojë shqiptarët për pavarësinë, por ka publikuar dhe një video në Instagram. Është fjala për klipin “Shine Ya Light” i xhiruar në Kosovë në vitin 2012, që Rita publikoi për t’i treguar të gjithë botës origjinën e saj.

“Gëzuar Ditën e pavarësisë Kosovë. Urime 12 vjet pavaresi KOSOVA jonë kthim pas në kohë të videos “Shine Ya Light”, shkruan këngëtarja në shqip.

 

View this post on Instagram

 

Happy Independence Day Kosovo!!! Urime 12 vjet pavaresi KOSOVA jone ???????? throw back to Shine Ya Light Video @emilnava

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Rita e ka dëshmuar shpesh herë se është krenare për originën e saj, dhe ka ndihmuar njerëzit në nevojë në Kosovë e Shqipëri. Ajo është shumë e lidhur me vendin e saj të origjinës, kulturën dhe artin dhe kjo edhe falë ndikimit të prindërve të saj! Nëna Vera u flet shqip të bijave, u gatuan ushqime shqiptare dhe Ritës i thërret “Zog”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *