• |
ide | kryesore

Video/ Shënon gjithnjë Rebic e Milan ndjek Europën: humbja e pestë radhazi e Torinos

Sport, Video

Milan mban gjallë garën për Europën, me fitoren 1-0 kundër Torinos, që pësoi humbjen e pestë radhazi: granata nuk kanë marrë ende pikë në fazën e dytë. Në San Siro vendosi i zakonshmi Rebic, pas një ndeshje në të cilën kuqezinjtë bënë mirë me fraksione loje, duke rënë disi me kalimin e minutave.

Në minutën e 25′ Milan mori avantazhin: Berenguer humbi një top duke pretenduar një faull, Castillejo nga e djathta gjen Rebic që i djeg kohën të gjithëve me të djathtën që befasoi Sirigun. Kuqezinjtë humbën Kjaer për shkak të dëmtimit, me Musacchio që refuzoi të futej në fushë e Piolin që i dha minutat e debutimit të riut Gabbia.

Në pjesën e dytë Ibrahimovic e Castillejo dështuan të siguronin rezultatin në dy shanse të jashtëzakonshme, por Torino bëri sidoqoftë më mirë se në pjesën e parë, duke dhënë sinjale të vogla vitaliteti. Longo duhet të nisë pikërisht nga këto momente, ndërsa Pioli kthehet të shpresojë tek Europa pas arritjes së vendit të gjashtë, në shoqërinë e Veronës e Parmës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu