• |
ide | kryesore

Shifrat e donatoreve për tërmetin/ Franca thyen rekordin

Kryesore, Lajme



Shqipëria ka arritur të grumbullojë 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve. Rekordin e mban Franca që ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019. Lajmi është bërë i ditur në Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet sot në Bruksel, ku janë të pranishëm 100 vende. “Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm francez.
Pas saj renditet Italia qe dhuron një shumë të madhe për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për të ndihmuar popullin shqiptar, që sipas ministrit të jashtëm italian, Di Maio t’iu rikthehen ëndrrave të tyre. “Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar. Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

Greqia do të japë si donacion 2.5 milion euro dhe zotohet të ndërtojë 200 shtëpi në Shqipëri bëri të ditur perfaqesuesi grek gjatë Konferencës së Donatorëve.

Dëmet që sipas llogarive shqiptare shkojnë në 1 miliardë euro. Koordinatorja e Komitetit për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Milva Ekonomi që prezantoi në Bruksel raportin tha se dëmi i shkaktuar në ekonomi llogaritet 985 milionë euro, ndërsa nevoja për rindërtim 1,073 miliardë euro. 

Në një bisedë me Deutsche Wellen Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se pret që në Konferencën e Donatorëve në “kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro” për Shqipërinë. Ditën ne djeshme ai u shpreh se pritshmëritë shkonin tek 300-350 milionë euro.

 

Donacionet në shifra

BE- 100 milion euro

KE- 15 milion euro

Gjermania – 11 milion euro

Italia-  65 milionë euro

Franca-  100 milion euro

Emiratet e Bashkuara- 70 milione

Suedia-  5.6 milion euro

Britania e Madhe- 1 milion pound

ShBA- 5 milione

Zvicra- 9 milione

Kroacia- 1 milion euro

Luksemburgu-  250 mijë euro

Serbia- 2 milionë euro

Polonia-  2.7 milion euro

Danimarka-  2.7 milione euro

Greqia-  2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore,

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.

 

 



21 Comments

  1. Natyrisht qe pa Çunin e Kristaqit shuma solidare do te ishte edhe me e madhe(mjaft te shihni portesten ne shifra te Britanise dhe Gjermanise)

    1. Shkurdhaku me kompresa, qetesues, dhe masazh relaks. Mos u merzit o shkurdhak i ka jeta keto. Nga inati organizo dhe ti nje mbledhje me idiotet qe ke verdall dhe me ata qe te besojn dhe eksitohen me shkrimet e tua brilante. Dhe mblidhni ndonje leke.

    2. Ndersa HALE*atia jone, SHBA, njoftoi se na dhuron ngritjen e Akademise se Hajduteve, per te vjedhur kredite me fajde, qe do te marrim per termetin. SHBA, na e vendosi mbikrye ATINJERIUN RAMA&Co, per te na vjedhur deri kafshatin e fundit dhe te themi te drejten ANTINJERIU, pjesen me te madhe te parave, te droges te korrupsionit, te vjedhjeve, PPP etj, ia ka dorezuar SHBA. Tani SHBA, si duket nuk dashka qe t’i lej asnje perqindje nga paret e vjedhura ANTINJERIUT, prandaj do te krijoje Akademine e Mornitorimit te Fondeve te Termetit, per t’i marre- vjedhur 100%. HALE*ate, te dalshin perhundesh dhe te zente mallkimi i shqipetare, per gjemat e shkaktuara, ne keto 30 vite.

  2. kto jon rrena mor plak. franca dhe italia qe ekonomite e tyne i kane te stopume me vite qekan hap bythesh. italia ska myll hala pasojat e termetit para 3 a 4 vite ma pare.

  3. Rrofte sebepi i termetit !
    Leket do i vjedhin po ata qe po i japin bashke me kurvat e rilindjes.

  4. Donatore quhet ata qe japin, prezumohet qe dhurojne .
    400 milione janegrante 750 milion kredi te buta
    Faleminderit por nuk jane dhurime.
    Faleminderit dhe ishalla nuk alokohen si paga apo projekte per konsulente tetyre burkorate apo firma te gatshme per te perfituar grantewt e BE.

    BE ka rekorde te keqija me grantet dhe kredite e buta

    Rama ka rekorde edhe me te keqija me fondet qe menaxhon

    Pyetja me normale qe behet , eshte.: ore do marrin gje te demtuarit nga termeti dhe kur?????

  5. Donacionet nuk besoj se jane dhene per mjekren estetike te kryeministrit shqiptar, as si çmim special per shtatlartesine e tij. Dhe, as nuk ka shans qe pjesemarresit te jene sugjestionuar deri ne marrezi pas E.R, per faktin se shumica ishin diplomate te larte, bankiere dhe manjanate te biznesit e finances.
    Prandaj, mos na çani me koken me “suksesin e kryeministrit” si sigurues i shumes vertete te madhe

    Askush nuk kujtohet te falenderoje vendet donatore, ndaj nje pjese te se ciles eshte derdhur shume vrer, me te padrejte nga nje pjese e shqiptareve.
    Shikoni listen me siper, dhe ne baze te kapacitetit ekonomik te secilit, njihuni me popujt qe, ne nje menyre, a ne nje tjeter, realisht ndihen te afert me popullin shqiptar.
    Mirenjohje nga zemra çdo vendi dhurues!

  6. Korrigjoni lajmin ! Ahmetaj, ministri, u shpreh tek “Opinion” se realisht Franca ka dhene vetem 1milion grante dhe 60ml kredi!!!!!

    1. Franca ka dhene fond 100 milion per projekte (jo per termetin) plus 1 milion grant plus 60 milion euro kredi per termetin = 161 milion, kjo, po sipas Ahmetajt.

  7. Ndersa HALE*atia jone, SHBA, njoftoi se na dhuron ngritjen e Akademise se Hajduteve, per te vjedhur kredite me fajde, qe do te marrim per termetin. SHBA, na e vendosi mbikrye ATINJERIUN RAMA&Co, per te na vjedhur deri kafshatin e fundit dhe te themi te drejten ANTINJERIU, pjesen me te madhe te parave, te droges te korrupsionit, te vjedhjeve, PPP etj, ia ka dorezuar SHBA. Tani SHBA, si duket nuk dashka qe t’i lej asnje perqindje nga paret e vjedhura ANTINJERIUT, prandaj do te krijoje Akademine e Mornitorimit te Fondeve te Termetit, per t’i marre- vjedhur 100%. HALE*ate, te dalshin perhundesh dhe te zente mallkimi i shqipetare, per gjemat e shkaktuara, ne keto 30 vite.

  8. Ne 12 Nentor 2019 Shqiperia nxori nje bono thesari per tregun e huaj prej 450 miljone eurosh, me qellim larjen e borxheve te meparshme, ne interes 5.25%. Nuk e di cfare afati eshte por duhet te jete bono afat shkurter zakonisht bonot tona afatgjate kane yield pre 3% (varet). Pra mer borxh per te lare borxhin tjeter dicka e rrezikshme dhe normalisht nuk zgjat shume pasi borxhet lahen me rritje ekonomike jo me “rollover” rollover behet perderisa konditat ne tregun boteror jane te favorshme, ne te kunderten shkon per lesh. Keto jane lajme qe publiku duhet ti dij, por pervec atyre qe nxjerin keto bono dhe atyre qe meren me kete pune publiku as e ka idene per cfare behet fjale. Shqiperia ne kete treg bonosh qe eshte sote ku yield neper Evrope, Gjermani etj eshte minus, biles dhe yield i bonove greke qe kane borxhe maramendese dhe ekonomi gati te shkaterruar nga kriza e meparshme kane 1% yield (bono thesari 10 vjecare), pra ne kete treg Shqiperia mund te leshonte nje bono afatgjate te rindertimit, dhe shume thjesht mund te nxirte keto para kollaj fare me te njejtin interes pa qene nevoja per gjithe kete shfaqje teatrale duke rrecituar Bibel, e duke qare, e duke u shtirur. Biles po te donin mund ta benin bonon me kliente ekskluziv, me qellim bamirsie. E dyta, ky borxh mund te kete interes te ulet sic kane bonot ne Evrope dhe bankat, por borxhi eshte borxh, principali duhet paguar qofte dhe me 0 interes. Nuk ka para falas. Momentin qe kjo shume hyne ne defteret tona ky borxh behet pjese e perllogaritjeve te standartit kredimares te Shqiperise, (Borxhi kundrejt GDPse dhe perllogaritjet e tjera) pra kalojme ne vend me rrezik ekonomikisht dhe detyrimisht kur te nxjerim bono te tjera ne treg do ti nxjerim me yield me te larte se borxhi i Nentorit prej 450 miljone Eurove. E treta grantet eshte e vertete nuk jane borxh por grantet jane bicim ceku i kushtezuar, dmth nuk mund te terheqesh parate si te kesh qef por vetem pjeserisht ne nje afat qe cakton granti dhe ne konditat qe cakton granti, sepse jane para te taksapaguesve te Evropes. Shuma prej 400mln sic e thote dhe Saimir Tahipi siper nuk eshte e vertete, granti eshte shume here me i ulet pjesa tjeter eshte borxh. Duhet te kuptojme nje gje, qe sote ne po festojme si bamirsi dicka qe mund te na japi goditje ekonomike te forte ne muajt dhe vitet qe vine sidomos kur mer parasysh qe modelet ekonomike te shume njerezve qe meren me keto pune paralajmerojne per krize ekonomike boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *