• |
ide | kryesore

Skandal në Itali: trajneri dhe një tifoz sulmojnë arbitren 16 vjeçare

Sport



Një ndeshje e futbollit amator ka përfundur me një sulm verbal – dhe kërcënim fizik – ndaj arbitres, një vajzë 16-vjeçare e sulmuar dhe e keqtrajtuar nga trajneri i skuadrës vendëse dhe nga një tifoz që më pas është larguar në drejtim të paditur. Kjo është ajo që ka ndodhur në Brianza, atje ku Real Meda priste Rivazanezen, për ndeshjen e kampionatit rajonal të moshës deri në 15 vjeç për femra.

Një gol i shënuar në fundin e ndeshjes për skuadrën e shtëpisë solli reagimin e dhunshëm të dy burrave. Dhe tani, përveç dënimeve të drejtësisë sportive, trajneri rrezikon edhe denoncimin nga ana e familjes së arbitres së re, që nuk është plagosur, por është nën shok. “Tensioni ka shpërthyer pasi është shënuar goli i fundit në limitet e kohës, pikërisht në vërshëllimën përfundimtare, por ajo që ndodhi nuk ka të bëjë fare me aspektin sportiv. Lojtaret kundërshtare në fushë kishin një reagim normal dhe kanë mbetur të zhgënjyera. Gjithçka ka lindur nga pas shpine dhe nga shkallët, nga të rriturit”, shpjegoi Gianni Zaninello, drejtori i përgjithshëm i Real Medës.

Sipas dëshmitarëve, trajneri i Rivazanezes, një i ri 35-vjeçar nga Vogera, është sulur drejt vajzës duke iu afruar aq shumë sa që bëri të mendohet edhe për një kërcënim fizik. Sikur të mos mjaftonte, hyn në fushë edhe një tifoz nga shkallët, që kërkon të rrahë gjyqtaren por, kur kuptoi që prindërit e vajzës thirrën karabinierët është zhdukur, duke u hedhur mbi një gardh.

Gjyqtarja, në atë pikë, vendos ta anullojë golin dhe kthehet në dhomat e zhveshjes, ndërsa mbërrijnë karabinierët dhe marrin dëshmitë e para: “Nuk ishte fare qëllim im t’i bëja keq dhe as të sulmoja e të godisja gjyqtaren. Doja vetëm t’i tërhiqja vëmendjen dhe t’i kërkoja shpjegime për vendimin e saj. Gabimi im ka qenë vetëm ai i vënies së një dore në një krah: do të duhet të kisha folur me duart pas shpinës”. Kështu për Ansën, Paolo Botazi, trajneri i Rivazaneze, që pret tashmë vendimin e drejtësisë sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *