• |
ide | kryesore

Solskjaer shfryn kundër Raiolës: “Pogba është lojtari i United, jo i menaxherit”

Sport



Mino Raiola ka dalë hapur pak ditë më parë, duke deklaruar se “Pogba nuk do të kishte asnjë keqardhje të kthehej tek Juventus”. Një konfirmim verbal e asaj që të gjithë e dinin: mesfushori francez dëshiron të largohet nga Manchester United e synon rikthimin në bardhezi. Natyrisht klubi anlgez nuk mund ta humbasë lojtarin për herë të dytë dhe ngre zërin përmes teknikut norvegjez Ole Gunnar Solskjaer: “Pogba është një lojtar i yni, jo i Raiola”.

Saktësimi i menaxherit (“Tani është shumë herët për tu marrë me këtë gjë, Pogba ka një kampionat për të përfunduar e një Europiane për të luajtur”) nuk i ka mjaftuar teknikut: “Nuk kam folur me Raiola e as nuk jam ulur me Paul për ti thënë se cfarë duhet të flasë apo jo me menaxherin e tij”.

Pastaj Solskjaer ka folur për situatën personale të lojtarit: “Paul është një futbollist e dëshiron të luajë, si të gjithë futbollistët është lodhur duke qenë i dëmtuar e të mos ndihmojë skuadrën. E di cfarë do të thotë të qendrosh gjatë jashtë, është një periudhë e vështirë në karrierë, por është pjesë e lojës. Duhet të punojë fort për tu kthyer në maksimum, një sfidë për të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *