• |
ide | kryesore

Soreca shpjegon kur do vijnë paratë e dhuruara për tërmetin

Lajme, Të fundit

Shqipëria ia ka dalë me sukses të mbulojë jo vetëm të gjithë faturën e tërmetit me donacionet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve, por ta tejkalojë atë. Bëhet fjalë për 1.15 miliardë euro. Ambasadori i BE-së në Shqipëri në një intervistë ekskluzive për Ora News tregon se kur dhe si do të mbërrijnë këto fonde në Shqipëri.

“Kontributi i ndihmës së akumuluar është 1.15 miliardë euro që është më shumë sesa nevojat e vlerësuara nga tërmeti. Në terma të përgjithshëm mund të themi se janë 400 milionë grante dhe e njëjta sasi në hua me interesa shumë të ulëta” – u shpreh Soreca pas përfundimit të konferencës së donatoreve.

Kur priten të vijnë këto fonde?

“Varet nga lloji i donacionit. Një pjesë e parave do të vijnë në ditët apo javët në vijim, ndërsa sa i takon institucione financiare, ato kanë procedurat e tyre dhe duhet të ndjekin përpara se të vijnë në Shqipëri. Presidenti i Këshillit të Europës dhe Kryeministri nënshkruan një marrëveshje ku palët u angazhuan ti japin Shqipërisë 50 milionë në formën e granteve dhe do të jenë gati në ditët në vijim”
Soreca nënvizoi transparencën dhe llogaridhënien në këtë proces.

“Kemi rënë dakord për nënshkrimin e një deklarate parimesh në mënyrë që të bëhen raporte të tilla. Për ne është e rëndësishme që mekanizmi financiar i përdorur nga Shqipëria të jetë transparent dhe llogaridhënës. Kjo deklaratë parimesh përcakton çfarë duhet të bëjë qeveria. Në këtë kuadër BE por dhe partner të tjerë ndërkombëtarë do të qëndrojnë krah Shqipërisë për ta ndihmuar dhe për të shkuar deri në fund të procesit”.

Paketa anti-KÇK?

“Së pari mendoj përparësi i jepet reformës zgjedhore, është krijuar tashmë një task forcë që pritet të japë rezultatet e saj deri në 15 mars dhe besoj që është koha për ti dhënë një shtytje kësaj reforme. Në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionit është një proces në vijim ndërsa referuar KÇK-së.

Është shumë e rëndësishme që të zbatohet ky ligj. Mendoj se duhet të presim rezultatet dhe mendoj se rezultatet do të tregojnë nëse ka qenë një iniciativë e duhur apo jo. Pasi të arrijmë rezultatet atëherë shtetet anëtare do të mund të shprehen rreth kësaj. Më lejoni ta përdor këtë mundësi për ti folur shqiptarëve që unë jam shumë i lumtur sot. Kjo ka qenë një ditë që shpresoj se do ti bëjë shqiptarët më të fortë sesa ishin përpara se ti godiste tërmeti”.

Soreca komentoi duke qeshur dhe batutën e Ramës në fund të konferencës: “Më të mirë se unë nuk do të gjeni”

“Ne punojmë me institucionet që janë zgjedhur nga populli shqiptar. Si rezultat punojmë me qeverinë. Ne e mbështesim këtë qeveri, pasi është qeveria që shqiptarët e zgjodhën, ne e monitorojmë këtë qeveri për reformat e marra dhe për gjithë progresin e bërë dhe sigurohemi që ky monitorim të jetë në të mirë të shqiptarëve”./Ora News

4 Comments

  1. Per cilen qeveri flet ti more mafioz i vogel !?!Cilen monitoron ti mafiozo?!Ti lexon letrat dhe ben deklarata qe te dergon me sms edvin hajduti !Asgje nuk do ti japin realisht donatoret,asgje e dine se nga do shkojne !!!!

  2. Asnje lek nuk i vjen Sqhiperise pa u garantuar se nuk do vidhen! Kete garanci kryedoçi nuk e jep do, sepse po i pa parate nuke mban dot doren! Do thote ndonjeri ;Joo se ka vjedhur aq shume se nuk ka ku ti çoje! Pergjigja eshte se ai si semure nga kleptomania dhe shpirtzia, edhe sikur te gjitha parate e botes ti ofrosh, ai i merr…see… i duhen …per boten tjeter, qe mendon se kur te shkoje atje te koruptoje edhe shen Pjetrin: ate qe seleksionon njerezit per parajse apo ferr, dhe po shkoi duar thate, e din se ferri e pret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu