• |
ide | kryesore

Video/ Manchester United godet në Stamford Bridge: Martial e Maguire rrëzojnë Chelsea

F1, Sport, Video



Manchester United kthehet në lojë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, me fitoren 0-2 në‘Stamford Bridge’ përballë Chelsea. Një fitore shumë e rëndësishme për Solskjaer, tani vetëm tre pikë larg vendit të katërt, falë golave të Anthony Martial dhe Harry Maguire.

Lampard kishte shansin më të mirë të fundoste një prej pretendentëve për një vend në Champions, por fati nuk ka qenë me teknikun e Blues që ka parë ti anullohen dy gola skuadrës së tij, fillimisht për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe më pas për të ngushtuar rezultatin në 1-2, por në të dy rastet ndërhyri VAR-i u shpreh kundër.

Martial hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë dhe ishte goli që i dha besim Red Devils, që shkuan në psuhim me një avantazh të rëndësishëm psikologjik, që e kapitalizuan më pas me Maguire në minutën e 66. Me këtë fitore të madhe në ‘Stamford Bridge’, United (38) i është afruar në tri pikë objektivit të sezonit, që është zona Champions League, aktualisht mbahet nga Chelsea (41).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *