• |
ide | kryesore

Video/ “Shkoni qi***i, turp”: Marega reagon pas fyerjeve raciste me gishtin e mesit për tifozët dhe braktisjen e fushës

Sport, Video



Racizmi njollos përsëri botën e futbollit e protagonist këtë herë është bërë Moussa Marega. Gjatë ndeshjes mes Vitoria Guimaraes e Portos, menjëherë pasi shënoi golin e 2-1, sulmuesi i Dragoes, viktimë deri në atë moment e fyerjeve të ndryshme raciste të ardhura nga shkallët e stadiumit, ka festuar duke i treguar të gjithëve ngjyrën e lëkurës, pastaj kërkoi ndërrim dhe doli duke i treguar dy herë gishtin e mesit tifozëve kundërshtarë, ndërsa Sergio Conceiçao, trajneri i tij, I bërtiste tifozëve vendas ti vinte turp.

“Doja ti thosha këtyre idiotëve që vijnë në stadium të ulërasin gjëra raciste, shkoni qi***i. E falenderoj edhe arbitrat që nuk më mbrojtën e më dhanë kartonin e verdhë sepse mbroj ngjyrën e lëkurës sime. Shpresoj të mos ju takoj më kurrë në një fushë futbolli! Jeni një turp” është shfryrë sulmuesi në Instagram pas ndeshjes, ndërsa tekniku i Portos, Conceiçao, ka komentuar kështu episodin pas ndeshjes: “Më pëlqen të flas për futboll, por sot nuk mund ta bëj për shkak të asaj që ndodhi. Jemi të indinjuar. Ne jemi një familje, përtej cdo kombësie apo ngjyre lëkure. Jemi njerëz e kërkojmë respekt. Ajò që ndodhi është e turpshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *