Nga shiu në breshër, nuk ka paqe në portën e Vllaznisë. Kuqeblutë vuajnë haqet e Alen Sherrit, që e lanë jashtë projektit, pas gabimit të bërë në sfidën kundër Tiranës në Loro Borici, 10 ditë më parë që i kushtoi humbjen kuqebluve. Tekniku Mirsad Jonuz u tregua i ashpër pas ndeshjes, duke etiketuar, referuar portierit, se në skuadër ka futbollistë mesatarë. Një përjashtim për Sherrin, konsoliduar nga ardhja në skuadër e portierit nga Maqedonia e Veriut, Adreja Efremov, por në pritje të tij, që më parë duhet të bëjë debutimin me Vllazninë B, kuqeblutë nxorrën në skenë Tedi Lacon.
Vetëm se gjërat shkuan edhe më keq për kuqeblutë që vazhdojnë të penalizohen nga mbrojtësit ekstremë. Kundër Teutës shkodranët kapitulluan me dy gola të pësuar në mënyrë katastrofike nga portieri i tyre i ri. Në fundin e pjesës së parë, portieri pasoi topin tek Todorovski, që me parabolën e saktë e kalon mbi porterin, që sic duket reflektoi traumën e goditjes së marrë, edhe pas pushimit të ndeshjes, kur pësoi golin tjetër vetëm 22 sekonda pas rifillimit, me një dalje të cekulibruar që lejoi Vilën të shënonte lehtësisht me kokë.