• |
ide | kryesore

Alketa Vejsiu bën një hap pas, kërkon pajtim me Marina Vjollcën

F1, Paparazzi



Pas sherrit mes Alketa Vejsiut dhe motrave Vjollca, njëra palë vendosi të thotë diçka. Dje, në puntatën e parë të sezonit të ri të “Në kurthin e Piter Pan,” Vejsiu solli në studio Julian Dedën, që momentalisht është aktor te “Klanifornia.” Pak minuta pas prezantimit, ai e uroi për sezonin e ri dhe Vejsiu iu përgjigj:

“Urime edhe ju për ‘Klanifornian’ që po shkon shumë fort. Të lutem bëji të fala Marina Vjollcës, i ka shtuar shumë sharm programit. Do ta ftoj Marinën do ta kemi këtu patjetër. I ka dhënë shumë bukuri programit.”

Marina Vjollca, konkurencë me Alketa Vejsiun në Klan

Alketa mund ta ftojë, por s’e dimë sa do të pranojë Marina. Në fillim të janarit, Revista Class, e cila është në zotërim të Vejsiut, ironizoi jetën që vajzat e showbizit shqiptar bëjnë në Dubai. “Motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti,” shkruajti asokohe Class pasi krahasoi modelin elegant, perëndimor me modelin arab, me buzë të plota, bust zemërgjerë, vithe seksi, forma të theksuara që i mbajnë sheikët në pëllmbë të dorës.

Pas Xhemit, Alketa kapet me motrat Vjollca “Ju pëlqejnë sheikët”

Postimi nuk u prit aspak mirë nga Getoar Selimi, bashkëshorti i Marina Vjollcës i cili tentoi të kontaktojë disa herë me Alketën, por ajo s’iu përgjigj. Rrjedhimisht, teksti i lartpërmendur u ndryshua në thjesht, “Motrat Vjollca në Dubai.”/Anabel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *