• |
ide | kryesore

Bojkoti mediatik/ Pse u injorua intervista e Veliajt me Sokol Ballën?

-Instant, Të fundit



Erion Veliaj, që edhe njeherë po teshtiu kthehet në lajm kombëtar, ka çuditur dje me faktin se ai pothuajse është bojkotuar nga mediat. Intervista e tij, gati një orë e gjysëm me Sokol Ballën, e ndarë në tre pjesë, në zyrën e Bashkisë, në sheshin poshtë saj dhe së fundi në kullën e sahatit, nuk është pasqyruar pothuasje fare nga portalet e se nesërmes.

Ndoshta arsyeja për këtë mund të ketë qenë konkurrenca e fortë e kolegëve, sepse Opinion, që fillon pak më vonë, kishte temën e ditës, atë për konferencën e donatorëve, ndërsa Open që nis në të njëjtën orë (21 00) kishte ftuar presidentin Meta. Arsyeja mund të kërkohet edhe në intervistën më shumë se miqësore dhe pa ngacmime që i bëri Sokol Balla, duke mos prodhuar pothuajse asnjë lajm. Por ndoshta ajo mund të shpjegohet edhe me bojkotin që i bënë emisionit, që zakonisht e promovojnë mediat e grupit Hysenbelliu, që kohët e fundit ka qenë në konflikt me kryebashkiakun.

Balkanweb u mjaftua vetëm me tre lajme të zbehta, ndërsa Panorama e kaloi pothuajse në heshtje ngjarjen. Kështu paraqitja e së hënës në Real Story për lali Erin rezultoi një takim mediatik i munguar.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Si Erioni ,si Sokoli,e reflektojne edhe ne fytyre,bile edhe kur qeshin,shpirtin e tyre te zi,maskarallekun dhe pabesite e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *