• |
ide | kryesore

Champions: nga 1/8 e finaleve, do të ketë një çmim të ri për më të mirin

Sport



Do të ketë një të re duke filluar nga 1/8 e finaleve të Champions League. Uefa ka vendosur të përfshijë cmimin ‘Man of the match’, që do të dorëzohet për lojtarin më të mirë të cdo ndeshje. Zgjedhja do të takojë vëzhguesve teknikë të organizmit më të rëndësishëm futbollistik europian në bazë të disa kritereve të përzgjedhjes: pjesëmarrja në momentet vendimtare; maturi taktike, kreativitet, inspirim, gjeste teknike, fairplay.

Vëzhguesit teknikë të Uefa-s janë ish-futbollistë me një eksperiencë të madhe mbi supe në nivelet më të larta të futbollit. Bëhet fjalë për irlandezin Pat Bonner (ish-portier); rumuni Cosmin Contra (ish- mbrojtës krahu); spanjolli Aitor Karanka (ish-qendërmbrojtës); irlandezi Robbie Keane (ish-sulmues); spanjolli Gines Melendez (trajner moshash); anglezi Phil Neville (ish-mbrojtës); austriaku Ëilli Ruttensteiner (drejtori sportive actual i Kombëtares izraelite); anglezi Gareth Southgate (trajneri aktual i Anglisë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *