• |
ide | kryesore

Diplomati Klopp i përgjigjet akoma Sarrit: “Tani e di pse nuk ka 10 pikë avantazh në Serie A”

Sport



Champions League rifillon garën. Atletico Madrid është pengesa e parë për Liverpool, kampioni në fuqi, që duket edhe favoriti kryesor për këtë sezon, edhe pse Klopp nuk e mendon kështu: “Juventus ka një organikë më të fortë” ka thënë gjermani vetëm pak ditë më parë.

E në konferencën e shtypit të prezantimit përpara sfidës me skuadrën e Simeones, tekniku i Reds është kthyer të flasë, duke komentuar përgjigjen e Sarri për fjalët e tij: “Më vjen keq, nuk doja të vija Maurizio nën presion. Nuk i përdor këto lloj lojërash mentale, duke vënë presionin mbi të tjerët… Më bënë një pyetje e ndonjëherë përgjigjem para se të mendoj. Thashë vetëm se nuk e di për cfarë arsye Juventus nuk është në krye të Serie A me 10 pikë avantazh, gjë që mund ta thosha. Pastaj pashë Lazio kundër Inter dhe ky është motivi. Këto dy skuadra janë arsyeja, asgjë tjetër. Nuk doja ta vendosja në presion Maurizio, e respektoj shumë. E mbeta i kënaqur kur dëgjova përgjigjen e tij, tha se jam shumë zbavitës”.

E për të konfirmuar se është zbavitës, ka bërë një batutë: “Askush nuk duhet ti marrë gjërat shumë seriozisht – ka buzëqeshur Klopp – E pastaj favoritja më e madhe në të gjitha kompeticionet është Paris Saint Germain, kështu që e kanë ata tani presionin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *