• |
ide | kryesore

Dita e dytë e grevës, çfarë thonë naftëtarët e Ballshit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Naftëtarët e Ballshit ndodhen në ditën e dytë të grevës së urisë ku kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

Ata janë vendosur në një nga mjediset e qendrës shëndetësore në Uzinës së naftës. Ata kanë deklaruar se greva është pa afat dhe se do të vazhdojnë të protestojnë për kërkesat e tyre.

Ne këtë grevë do ta çojmë deri në fund. Dy janë kërkesat tona, marrja e pagave dhe rifillimi i punës. Përveç mediave askush tjetër nuk ka ardhur. Do vazhdojmë deri në zgjidhjen e kushteve tona”, deklaroi një nga naftëtarët në grevë.

Pak kilometra më larg, punonjësit e stacionit të pompimit të Poçemit kanë 6 ditë në grevë urie pasi nuk kanë marrë 27 rroga.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *