• |
ide | kryesore

Drejtori i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris dekorohet nga presidenti i Austrisë

Lajme, Të fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri Christian Canacaris është dekoruar mbrëmjen e djeshme me titullin “Dekoratë e Artë Nderi për Shërbimin ndaj Republikës së Austrisë” nga Presidenti i Republikës së Austrisë Shkëlqesia e tij Dr. Alexander Van der Bellen. Ky çmim iu dorëzua z. Christian Canacaris nga Shefi i Misionit në Ambasadën Austrisë në vendin tonë Dr. Christian Steiner, i cili gjatë dhënies së dekoratës shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e dhënë nga z.Canacaris për shërbimin ndaj Republikës së Austrisë. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës Austriake në Shqipëri, Bordi Drejtues i Raiffeisen Bank International, si edhe përfaqësues të lartë të Raiffeisen Bank në Shqipëri.

“Raiffeisen Bank në Shqipëri jo vetëm që bën biznes, por kujdeset shumë për kulturën dhe projektet sociale në Shqipëri. Ne jemi shumë mirënjohës që ju na besoni dhe na siguroni sponsorizime shumë bujare të cilat mund t’i përdorim për të promovuar kulturën dhe shkencën austriake në Shqipëri. Me kontributet tuaja bujare ne kemi arritur të rrisim numrin e aktiviteteve tona kulturore në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë gjithë këtyre viteve. Banka juaj ka luajtuar një rol shumë të rëndësishëm në suksesin e jashtëzakonshëm që pati vitit bilateral kulturor Austri – Shqipëri 2018 u shpresh ndër të tjera Dr. Steiner.

Gjatë ceremonisë së dekorimit Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank z.Canacaris i shprehu falënderimet dhe mirënjohjen ambasadorit për këtë vlerësim.

“Ky çmim më nderon dhe në të njëjtën kohë më jep shumë përgjegjësi. Pa Raiffeisen Bank nuk do ta kisha marrë kurrë një çmim të tillë.

Rrugëtimi drejt këtij suksesi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen dhe përkushtimin e palodhur të stafit të Raiffeisen Bank. Dua ta ndaj këtë dekoratë me të gjithë ju dhe t’ju falënderoj për përkushtimin dhe kontributin tuaj në promovimin e imazhit të Austrisë në Shqipëri.

Raiffeisen Bank është e përkushtuar për Përgjegjësinë Sociale. Ne kemi dhënë vazhdimisht kontributin tonë për shoqërinë, si në rastin e mbështetjes për të prekurit nga tërmeti, mbështetjen që japim për shtresat në nevojë, kopshtet, shkollat, spitalet, mjedisin etj, dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen” u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris gjatë marrjes së dekoratës.

Christian Canacaris është pjesë e Bordit Drejtues të Raiffeisen Bank në Shqipëri prej 16 vitesh, si dhe Drejtori i Përgjithshëm prej rreth 10 vitesh. Ai ka qenë vazhdimisht i angazhuar në projektet sociale-kulturore në shërbim të komunitetit, si dhe në promovimin e vlerave kulturore të Shqipërisë dhe Austrisë.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu