• |
ide | kryesore

I anulluan dy gola, Lampard i tërbuar me Var: “Shkatërroi shpirtin e tifozëve”

Sport



Ndërhyrjet e teknologjisë përmes sistemit Var “kanë shkatërruar shpirtin e tifozëve të Chelsea”. Pas ndeshjes së fituar 2-0 nga Manchester United në shtëpinë e londinezëve, tekniku Frank Lampard ka shpërthyer kundër interpretimeve të bëra mbrëmë nga Chris Kavanagh, që nuk e ka konsideruar Harry Maguire të dënueshëm me karton të kuq, pavarësisht se dukej sikur godet me shkelm Michy Batshuayi, e anulloi dy gola të Chelsea: një për faull në zonë e një tjetër për pozicion jashtë loje. Në shenjë proteste qindra tifozë të Chelsea dolën nga Stamford Bridge kur mbeteshin edhe 10 minuta nga fundi.

“I ripashë imazhet. Var është aty për këtë punë, por asistenti i arbitrit nuk e ka kuptuar. Maguire duhej përjashtuar me të kuq, është e dukshme. E kjo normalisht do të ndryshonte ndeshjen”. Chelsea është skuadra e dytë në Premier që ka realizuar dy gola pastaj anulluar nga Var në të njëjtën ndeshje. I kishte ndodhur më parë Sheffield United kundër Brighton në dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *