• |
ide | kryesore

Koncesioni i check up-it në SPAK/ PD ngre 7 akuza për Ilir Beqjan, Ogerta Manastirliun e Vilma Nushin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, kallëzimin penal për koncesionin e check up-it. Duke e konsideruar atë si një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të paktën dhjetë persona, mes të cilëve ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe aksioneren e kompanisë përfituese të check up-it, Vilma Nushi. PD i ngarkon me 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv dhe pasiv, shpërdorimi i detyrës deri tek përfitimi i paligjshëm.

Sipas PD, kallëzimi penal ka analizuar me prova dhe fakte shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës.

Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

“Sipas provave të administraura rezulton se Ministria e Shëndetësisë, ka pasur ngut të pashpjegueshëm për të përfunduar, në mënyrën e parapërcaktuar, këtë procedurë koncesionare. Ajo ka prezumuar mungesën e ankimit nga operatorët e tjerë, fakt ky që provon se e gjithë procedura koncesionare ka qenë fiktive dhe fituesi ishte paracaktuar” – thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Në kallëzimin e dorëzuar prej Partisë Demokratike vihet në dukje, se funksionarët publikë nuk kanë ushtruar kontrolle apo kanë lejuar vazhdimin e shkeljeve të kontratës, duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm qytetarëve shqiptarë dhe financave të shtetit. “Kjo nuk kryhet vetëm si pasojë e paaftësisë, por ka në bazë një interes financiar dhe ekonomik, që i detyron të mos kryejnë detyrën funskionale dhe duke lejuar shkeljet e jashtëzakonshme të kontratës”-thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Sipas PD, të gjitha shkeljet e kryera kanë sjellë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, dhe se është provuar shkelje e barazisë në tëndera, si dhe cënimin e interesit publik, duke pasur parasysh cilësinë e shërbimit dhe marrëdhënien financiare ndërmjet fituesit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. foto galeri foto galeri



5 Comments

  1. Keta te partise se Luljeta Berishes e kane kap vetem me Vilma Nushin dhe asnjehere deri me sot nuk jane ndjere per koncensionin e sterilizimit ku sipas mediave vjedhja eshte kolosale. Sic duket Beqir Sani ja ka mbush mire xhepin familjes B.ndryshe nga Vilma qe nuk ju ka dhene asnje kacidhe.

  2. MERO GELBAZA JA LEPI QIMET E BYTHES FATOS LUBONJES DHE YLLI RAKIPIT thotë:

    KUR TE DALIN ZAGARET E PAGUAR NGA EDI RAMA DHE TE LEHIN SI KURVA ,ZAGARI I EDI RAMES MERO GELBAZA KELLIRA LEH SHUME DHE PJERDH FORT KUR I DALIN NE FUSHE HAJDUTERITE DHE GRABITJET EDI RAMES,KY YMER GELBAZA ISHTE NJE BYTHLEPIRES I SALI BERISHES NJE KOHE ,POR EDHE AI E SHQELMUAN NGA ATY,DHE IKU I FSHEH TE KOQET E EDI RAMES TANI

  3. Eshte nje turp per kete popull si eshte vjedhur nga Vilma Nushi e kompani. Mos I hengshin eurot e gjak ju bofshin tek familjet e tyre,kur njerezit vuajne.

  4. Popull dele vetem vidhet nate e dite dhe komentoin opoziten qeveria i vjedhe ngriuni e ne humner hidheni .nuk beri dhe Basha 3 muaj dhe ate pase Rames tè thyej qafen

  5. O PD

    O Qelbesire

    Po per Koncesionin e Rruges se Kopmbit, per Koncesionin e Plehrave perse NUK je Kujtuar

    Te kujtohet si LULI i shiti Kuksianet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *