• |
ide | kryesore

Laureus 2020/ Messi futbollisti i parë që e fiton: e ndan trofeun me Hamilton

Sport



Cmimet Laureus janë ato që vlerësojnë sportistët më të mirë të vitit që lamë pas e për herë të parë fitues i cmimit më të rëndësishëm është një futbollist, edhe pse duhet thënë se është një cmim i ndarë në dysh. Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi dhe kampioni i botës i Formula 1 Lewis Hamilton janë përzgjedhur fitues të sportistëve më të mirë të vitit në botë në Laureus World Sports Awards 2020. Argjentinasi është i pari futbollist që fiton cmimin Sportisti i Vitit, duke kompletuar arritjet e Topit të Artë 2019 dhe titullit kampion në La Liga për herë të 10 në karrierë. Messi nuk ka qenë present në event por ka përshëndetur përmes një video mesazhi.

Bashkëfituesi i trofeut, Hamilton, e ka marrë trofeun nga duart e Arsene Wenger, duke u vlerësuar për sezonin spektakolar në F1, ku 35-vjecari është kurorëzuar kampion bote për herë të 6 në karrierë.

Trofeu për femra shkoi për herë të tretë në karrierë për Biles në fund të një sezoni spektakolar. 22-vjecarja bëri historinë në tetor si gjimnastja më e dekoruar në historinë e kampionateve botërore. Biles mori 5 medalje të arta në Stuttgart, duke e rritur numrin e atyre të fituara në 25, e duke thyer rekordin që mbahej nga bjellorusi Vitaly Scherbo me 23. Suprizuesi i Vitit ishte Egan Bernal, ciklisti fitues i Tour de France, që u bën kolumbiani i parë që fiton garën e famshme dhe më i riu që e arrin këtë sukses.

Fituese e cmimit për Rikthimin e Vitit e mori pilotja Sophia Floersch. 19-vjecarja bëri një kthim të suksesshëm në sport, pasi pësoi një aksident të tmerrshëm në Macau Grand Prix, që i shkaktoi frakturë në shtyllën kurrizore. Skuadra e vitit u shpall ajo afrikano jugore e rugby Springboks, që fitoi Kupën e Botës për herë të tretë, ndërsa një prej nderimeve më të mëdha të mbrëmjes shkoi për Dirk Nowitzki. Legjenda gjermane e basketbollit është vlerësuar për karrierën duke e marrë trofeun nga duart e ish-kampionit të botës në boks Wladimir Klitschko.

LISTA E PLOTË E FITUESVE 2020:

Sportisti i Vitit: Lionel Messi e Lewis Hamilton

Sportistja e Vitit: Simone Biles

Rikthimi i Vitit: Sophia Floersch

Skuadra e Vitit: Afrika e Jugut Rugby

Sportisti i Momentit: India Cricket

Surprizuesi i Vitit: Egan Bernal

Njeriu i sportit me aftësi të kufizuara: Oksana Masters

Njeriu i Sportit: Chloe Kim

Çmimi akademik për arritje të veçanta: Federata Spanjolle e Basketbollit

Sport for Good Award: South Bronx United

Çmimi i karrierës: Dirk Nowitzki



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *