• |
ide | kryesore

Me gruan në lokal, momentet e fundit të Jan Prengës para se të rrëmbehej (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Vrasja e 49 vjeçarit Jan Prenga vijon të jetë në qendër të opinionit publik për misterin që përmban vetë kjo ngjarje e rëndë.

Së fundmi detaje të reja kanë dalë në drite përmes fotove që tregojnë momentet e fundit të Prengës para rrëmbimit, mëngjesin e 17 janarit. 49 vjeçari siç mund të dallohet përmes fotove shfaqet në një lokal, së bashku me bashkëshorten, ku më pas ngrihen dhe largohen. Ky ka qenë dhe momenti i fundit, kur Prenga është parë në lagjen ku banonte.

Ndërkohë më pas ai është rrëmbyer në rrugën “London”, ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka humbur jetën dhe më pas zhdukur, ndërsa nuk është gjetur ende trupi i tij. Sipas policisë, rrëmbimi i Jan Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden”, në Shijak.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu