• |
ide | kryesore

Në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, pranga 27-vjeçarit në Kurbin

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykates



Një person është arrestuar në Kurbin. Ai ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Policia e Lezhës mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi:

Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të  Rënda Tiranë, e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i strukturuar kriminal”.



1 Comment

  1. polici karagjozesh e shtet karagjozesh. gjithe shqiprine e keni grup te strukturuar kriminal. tani ka kaluar ne organizim familjar farefisnor. te gjith bashk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *