• |
ide | kryesore

‘Parlamentin do e shpërndajë populli’, Zëdhënësi i Metës me paralajmërim të fortë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmes një postimi në facebook, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi deklaron se parlamentin do e shpërndajë populli.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.

Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. 

DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.

BËNI DURIM!

DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR! ??” shkruan Blushi.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës kreu i Komisionit të ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentit të Republikës Ilir Meta. I pyetur nëse mund ta shpërndajë Presidenti parlamentin, Manja tha se është absurde dhe ta mendosh dhe se do ishte një shkelje e rëndë. Deklarata e mësipërme e Blushit vjen si përgjigje ndaj kësaj deklarate të Manjat.

Lidhur me paralajmërimin e Metës se nuk do t’i dekretojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se Presidenti me një deklaratë të tillë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët duke iu referuar konferencës së donatorëve. Ai theksoi se nëse Presidenti ia kthen sërish Kuvendit, kuvendi do e rrëzojë dekretin.



16 Comments

  1. Cili popull,ai per te cilin u vra Qenal Stafa apo ai per te cilin u vra Azem Hajdari.?
    Oh sa e rruan KY hajdut per popullin

  2. Këtë duhej t’a kishe bërë përpara, kesaj pune i ka dalë era prej kohësh. Ky është një parlament anti kombëtar, kriminal dhe tërësisht korruptiv. E kanë çuar vendin 100 vjet mbrapa.

  3. Parlamentin e shprendan populli ? Pra ti na del vetem nje ‘abatues i vullnetit te popullit’ ???

    Dua te di si e pyete ti popullin ? Si e more mendimin e tij ?

    President gomar.

  4. Populli nuk ka nevoje per dekrete por per burra shteti qe t’i bejne balle. Ne te drejten tone kushtetuese nuk kemi nevoje as te fshihemi pas dekreteve, e as te kerkojme legjitimitet permes dekretesh anti-kushtetuese. Nese e ke ndare mendjen per t’i dale per zot popullit jep doreheqjen dhe jepi fund kesaj skizofrenie qe po te ben gazin e botes.

  5. Lind pyetja se cili popull?????
    Popullin qe e keni ber te flas me vete??
    Popullit qe nuk i del llogaria ne fund te muajit??
    Apo e keni fjalen per popullin tuaj….
    Leshe List… PD-ist… dhe PS-ist…
    Na sqaroni ju lutem.

  6. Nje pyetje kam un. Ca pune ben ky Likia.
    Se Rama, dakort e dim, do apo nuk do nje pune do e bej diku do vjedhi diku do bej sikur punon. Po dhe fundia ca lek i nxori me ate damarin e budallait qe ka. Po ti o Like. Ti me cfar meresh.

  7. Qenka me e forte se dhe vete rakja Skraprit kjo deklarata. Mos mba shpresa ke ai milet dele qe ushqehet vetem me batutat e Kadri Rames

  8. Ca po i beni popullit. Gjithmone keta flasin ne emer te popullit dhe kur vijne ne pushtet e flakin si camcakiz. Ndyresira qe duheshin larguar me kohe.

  9. VONE U KUJTOVE! DUHET TA KISHE SHPERNDARE QE KUR NUK U GJETEN DHE DISA IDIOTE TE TJERE QE TE VINTE NUMRI 140 DEPUPJERDHE!
    MEGJITHATE ME MIRE VONE SE KURRE.
    POSHTE KOMUNISTET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *