• |
ide | kryesore

PD: Po verifikojmë një kryebashkiak socialist të dënuar për vrasje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike është duke verifikuar një tjetër kryebashkiak të PS-së për të shkuarën e tij kriminale. Por në këtë rast sipas PD-së dyshohet se kryebashkiaku është dënuar për vrasje në një vendet e Bshkimit Europian. Deklaratat i bëri Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD-së, gjatë një interviste në Abc News. Bardhi nuk dha emër, por saktësoi se bëhet fjalë për një bashki të rëndësishme në vend.

“Në një rast një person është i dyshuar se në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, tha Bardhi.

Deri më tani opozita ka denoncuar 6 kryebashkiakë socialistë për të shkuarën e tyre kriminale.

 

©LAPSI.al

 



5 Comments

  1. Nuk dilet me bo deklarata si forme gjeagjeze …. Njerezit e kane koken e lodhur nga probl e perditshme nuk mund te rrine ta lodhin me gjet gjeagjezat e Pd. Thoni emrin ose mbylleni te shkreten.

  2. Ti mund te kesh te drejte se ju Rilindasit keni njohurite nga eksperienca me liderin tuaj se ai vesh dhe tanga jo per gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *