• |
ide | kryesore

Plas në Prishtinë/Qosja akuzon: “Media me axhendë kundër Tiranës”

-Instant, Kryesore, Lajme



Akademiku kosovar Rexhep Qosja ka hapur publikisht një pandehmë që qarkullon nën zë: Atë se qarqe të ndryshme në Prishtinë kanë një axhendë kundër atdheut amë Shqipërisë dhe promovimit të një kosovarocentrizmi. “Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!” shkruan Qosja ka shkruar Qosja në faqen e tij të Facebookut.

Dhe sipas tij në qendër të kësaj fushate qëndron Gazeta Express dhe televizioni T7: “As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express” ka thënë akademiku duke përdorur një gjuhë dhe mendësi të vjetër.

Sipas pretendimeve të Qoses kjo fushatë nuk është e rsatësishme, ajo është e financuar ndoshta edhe nga jshtë dhe zhvillohet nën bekimin e institucioneve në Prishtinë (Shiko tekstin e plotë poshtë).

Por, sipas Gazeta Expres që etiketohej me emër në dencomcimin e akademikut që është përgjigjur menjëherë Rexhep Qosja nuk është asgjë më shumë sesa një shërbëtor me pagesë që këtë herë është vënë në shërbim të Edi Ramës: “…vetëm pse mediumet tona raportojnë në mënyrë kritike për kryeministrin Edi Rama rreth qëndrimeve të tij për korrigjimin e kufijve dhe minishengenin që shteti i Kosovës e ka refuzuar me arsyetimin se është një përpjekje për Jugosllavi të re. Por, duket se, nga dëshira për të bërë propagandë dhe për ta bërë shërbëtorin, Qosja nuk i bën këto dallime. Ai e përzien Shqipërinë me Edi Ramën, të cilit po i shërben haptazi kushedi edhe për çfarë arsye të tjera”. Më poshtë Expres i ka kujtuar Qoses të gjitha shërbimet që ka kryer gjatë karierës së tij të gjatë: “Shkrimtari Rexhep Qosja duket se e ka pjesë të karakterit dëshirën për t’u bërë shërbëtor i pushteteve. E kishte nisur me himnet për Josip Broz Titon, kur me “penën e mprehtë” ia numëronte meritat për “çlirimin e popujve të Jugosllavisë”, duke vazhduar me konformizmin ndaj konjukturës komuniste në Kosovë, në krye me Fadil Hoxhën, për të vazhduar me elozhetë për Hashim Thaçin, i cili si shpërblim ia ndante qindra mijëra euro për ta financuar ribotimin e veprës së tij. Duket se dëshira për t’u bërë palaço i pushteteve nuk po i venitet as në moshë të shtyrë. Sot, në një postim në Facebook, i ka sulmuar Gazetën Express dhe televizionin T7 për urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë, vetëm pse mediumet tona raportojnë në mënyrë kritike për kryeministrin Edi Rama rreth qëndrimeve të tij për korrigjimin e kufijve dhe minishengenin që shteti i Kosovës e ka refuzuar me arsyetimin se është një përpjekje për Jugosllavi të re” thuhet në reagimin e saj.

Fiks si për të vërtetuar atë që pretendonte Express, Rama ka ndërhyrë menjëherë duke ripostuar qëndrimin e Rexhep Qoses dhe duke shtuar:  “Në një pikë nuk jam dakord me Rexhep Qosen!

Kjo urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë, siç ai e quan, nuk është thjesht një organizim mjetesh politike, mediatike e financiare, sa të paskrupullta aq edhe të errëta, e cila sipas Rexhep Qoses, mund të sjellë pasoja në marrëdhëniet mes të dy shteteve shqiptare, por një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën”.

Por, pavarësisht se kjo polemikë ka marrë nota shumë personale mes grupit mediatik të Express dhe akademikut, problemi qëndron. Në Prishtinë po formëzohet një lloj kosovocentrizmi që shpesh merr edhe ngjyra anti Tiranës, i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se është nxitur edhe nga veprimet e udhëheqësve shqiptarë të cilët kanë dashur shpesh ta përdorin Kosovën si mish për top për karrierat e tyre politike.

©Lapsi.al

 

URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

Rexhep QOSJA

 

Shërbëtori i të gjitha pushteteve, Rexhep Qosja, i sulmon Gazetën Express dhe T7

Shkrimtari Rexhep Qosja duket se e ka pjesë të karakterit dëshirën për t’u bërë shërbëtor i pushteteve. E kishte nisur me himnet për Josip Broz Titon, kur me “penën e mprehtë” ia numëronte meritat për “çlirimin e popujve të Jugosllavisë”, duke vazhduar me konformizmin ndaj konjukturës komuniste në Kosovë, në krye me Fadil Hoxhën, për të vazhduar me elozhetë për Hashim Thaçin, i cili si shpërblim ia ndante qindra mijëra euro për ta financuar ribotimin e veprës së tij. Duket se dëshira për t’u bërë palaço i pushteteve nuk po i venitet as në moshë të shtyrë. Sot, në një postim në Facebook, i ka sulmuar Gazetën Express dhe televizionin T7 për urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë, vetëm pse mediumet tona raportojnë në mënyrë kritike për kryeministrin Edi Rama rreth qëndrimeve të tij për korrigjimin e kufijve dhe minishengenin që shteti i Kosovës e ka refuzuar me arsyetimin se është një përpjekje për Jugosllavi të re.

Por, duket se, nga dëshira për të bërë propagandë dhe për ta bërë shërbëtorin, Qosja nuk i bën këto dallime. Ai e përzien Shqipërinë me Edi Ramën, të cilit po i shërben haptazi kushedi edhe për çfarë arsye të tjera.

“Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!” shkruan Qosja.

Sipas tij, qëndrimet ndaj Edi Ramës e kanë për qëllim zhbërjen e shtetit shqiptar, të cilën e kanë dëshiruar Pashiqi, Rankoviqi e Millosheviqi. Është interesante që me këtë trinom emrash, Qosja e lë jashtë Titon, të cilit i ka shërbyer.

 

 



40 Comments

  1. Ik mor pleher i kuq
    Rexhep QOSIQ per ty e dha verdiktin elektorati ne Kosove te qoj ne historin e plehrave se kete e meriton si perqares i kombit

    1. Tani qe mora vesh qe portali EXPRES dhe televizori T7 jane te Berat Buzhales… them se je shume drejte zoti Qosja.
      Ate Buzhalen duhet ta ndalojne te futet ne Shqiperi.

      1. Po shume drejt. Te gjithe ata qe flasin kunder Rames, brenda vendit direkt e ne burg. Ata jashte, te mos lejohen te hyjne ne Shqiperi. Si mund te shahet nje lidership i tille? Me formim akademik mesues vizatimi, eksperience pune zero, background solid ne fushen e servil-sukuthizmit e te tjera vlera te arta si neokomunist. Si mund te kritikohet. T

  2. O-plak-matuf ,o Kerme e pa dekompozuar-ti je me ata qe duan nderrimin e hartes te Kosoves dhe jo me ata qe mbrojne kufijte e saj .Ti je nje -enverist -i thekur -Popovicet o tru thate.

    1. Bravoo mos flliqni gojen me ktë ropqir se ca ka ba ky per shqiptarine se kuptoj akoma

  3. Po kur Qosja sulmonte Berishen dhe Kadarene a ishte Kosovarocentrizem? Kam mbi 10 vite qe e degjoj kete tezen e kosovarocentrizmit dhe perfaqesuesit me elokuent jane Halit Matoshi dhe ca te tjere ne Kosove qe shkruajne ne gegnisht si Migjen Kelmendi. Keto ndryshime edhe pse mund te jene legjitime nuk behen me dekrete dhe imponime, por jane zgjedhje dhe ndjesi popullore. Kur shikon p.sh. postimin emocionues te Dua Lipes per 100 vjetorin kupton qe nuk kane zene rrenje. I referohem Duas sepse ne pergjithesi progresistet rekrutojne figurat e artit. E njejta gje dhe me Rame Lahin.

  4. Ka fol adhuruesi i shokut enver, qosiqi, akademik i thencin se cfare ka bere per akademik ku morri mavi prej kosove pervec adhurimit te enverit ai e di. Po pse mor plak matuf marrja e qeveris mavi e granatave tymuese nga kosova kunder shqiptarve i sherben bashkimit apo minishengenit. Shoku enver e paska lene litarin jashte shoku qosiq. Susksese atje ku do vesh

  5. Kur flitet per Rexhep Qosen flitet per dike nga te rrallet sote pas Ukshin Hotit veprimtar e mendimtar, me baza shkencore. Keta te dy, sidomos Hoti jane ne majen e inteligjences dhe veprimtarise patriotike Shqiptare, nuk mundet kurresesi nje gazetexhi ti drejtohet ne ate menyre, apo si keta ne postimet siper qe e therrasin morr i kuq e plesht i verdhe. Dituria duhet rrespektuar dhe i moshuari duhet degjuar dhe kur nuk jemi dakort pa qene nevoja per te rene ne banalitet.
    Shkurtimisht me dy fjale teza e Rexhep Qoses eshte kjo. Shqiptarizmi dhe ideali kombetar si ide shkon pertej pushtetit dhe qeverise, ne Shqiperi apo Kosove. Ne kontekstin e kohes ku jetojme dhe rreziqeve perreth duhet treguar takt ne diferencimin mes qeverise dhe Shqiptarizmit ne kritike. Nuk mund te digjet shtepia se ka nje mi brenda. Nuk eshte ndonje sekret qe ne Kosove ka qarqe te caktuara qe per interesat e te huajve kane bere ndarjen Kosove Shqiperi, qofte me flamurin dhe simbolikat ashtu dhe me debatet me Ramen. Besnikeria ndaj ceshtjes kombetare duhet te jete e pa diskutuesheme, qofte dhe kur eshte kunder interesave tona politike te menjehershme apo perfitimit. Sherbimi i idealit eshte pikerisht sakrifica ,eshte heshtja ne sherbim te ceshtjes kombetare kundrejt interesit politik. Jo per tu kthyer ne vegel qorre per zullumin e Rames, por per te perdorur si njesi matese pyetjen a i sherben ceshtjes kombetare apo jo perpara se ti pervishemi kritikave. Nuk eshte kritika ndaj Rames e Expresit qe eshte problem por perdorimi i kritikes ndaj Rames per te goditur ceshtjen kombetare, qofte kritika dhe e drejte, qe ne shume raste per Ramen eshte. Kosovarizimi eshte ide anti kombetare, pak rendesi ka a jane aleatet tane ne disa momente kunder Rames, dhe armiqte ne momente te tjera.

    1. Çeshtjet me të cilat Qosja merret nëpër portale, gazeta apo rrjete sociale janë çeshtje me axhendë të pastër politike anti-Berishë kryesisht, ndryshe nga studimet e tij të mirëfillta.

      Për rastin në fjalë Buzzhala dhe gazeta e tij është një ndër gazetat opozitare kundër degradimit të politikës së qeverisë së rilindjes si në çeshtje brenda Shqipërisë ashtu dhe në çeshtjet kombëtare si projekti për ndryshimin e kufijve, minishengeni etj.

      Shumica e njerëzve të ndershëm e me dinjitet sot në Shqipëri dhe kudo në trojet shqiptare janë vendosur përballë dhe kundër edvinit. Vetëm shumë pak njerëz, shumica nga nevoja, janë dakord me politikat e edvinit.

      Por kur një intelektual si Rexhep Qosja del hapur në mbështetje të edvinit duke e paraqitur kritikën ndaj edvinit si luftë kundër çeshtjes shqiptare, më e pakta që mund të thuhet është për inat të sime vjehrë(Berisha) shkoj e fle me bojaxhinë (rama).

      1. Ta leme menjane per nje moment kritiken ndaj Rames sikur Rama mos ekzistonte, dhe te marim nje pershkrim te tanishem per viziten e Kurtit ne vendin e tij. Nje pershkrim sikur ketu kemi dy shtete ne “fqinjesi te mire” ku homologet kryeministra po takohen. Kjo mund te ekzistoje teknikisht ne sy te nderkombetareve, por kurresesi nuk duhet te ekzistoje ne sy te shqiptareve. Marim nje shembull tjeter trajtimin e ceshtjes se flamurit ne Kosove, dhe simbolikave te institucjoneve Shqiptare ne Kosove, ne e mban mend debatin te vetmit qe ju kundervune idese se flamurit ishte VV, pjesa me e mire e mediave dhe politikaneve trumpetonin Kosovarizmin. Pra nuk ka dyshim persa i perket tezes se Qoses. Tani a e thote Qosja kete sepse do te mbroj Ramen dhe ti mbylli gojen kriticizmit ndaj tij sepse eshte matuf dhe adhuron Ramen, apo e thote sepse kritikat po perdoren nga te njejta media dhe politikane te cilet skishin fare problem te shkulnin flamurin Shqiptar nga zyrat, e te krijonin gjithe vazhden e ndarjes Shqiperi Kosove. Mendoj se eshte e dyta pa dyshim, biles dhe perkrahjen qe i ka dhene Rames ne disa raste ka qene gjithnje ne kontekstin e ceshtjes Shqiptare jo partizane politike, packa se Rama e ka perdorur per teater ceshtjen kombetare.

  6. Nuk be paskan te mbaruar rradha per te share.
    Kemi mllef te madh prandaj nuk na beson Kush me bote.Inat koti,tamam derra

  7. Ky farë akademiku e filozofi marksist-leninist, fillimisht , të na thotë se pse po ndodh kjo dhe të gjejë fajtorin, pa na treguar përralla me mbret. Të na shpjegojë termin “shkak- pasojë.” Nuk e di ky komunist fasile që Rama është shkaktari kryesor i kësaj situate armiqësore, nuk e di ky që puthjet e ndukjet me Vuçiç e Erdogan në dëm të Kosovës janë prova më e mirë. Pastaj arrin deri atje sa homologun e vet kosovar ta quajë gomar sepse nuk i shkon pas çmendurisë së vet. Nëse ky vazhdon të flasë pa lidhje, pa përmendur shkaktarët, më mirë të heshtin dhe të bëjë të paditurin, të lajthiturin.

  8. Per mua e ndoshta per shume si mua, ka dy Rexhep Qosje brenda Rexhep Qosjes.
    Njeri eshte studiuesi i palodhur, akademiku,skrimtari i mirenjohur, dhe i respektuar
    eshte padiskutim nje vlere dhe nje kontribut i spikatur i letrave shqiptare
    Tjetri eshte njeriu Rexhep Qosja, i vogli Rexhep Qosja qe nuk i ka aspak hije vogelsia
    e tij qe per kushedi cfar interesash a inatesh ( si ai i nuses qe per inat te vjehrres fle me
    mullixhiun) perkrah dhe behet zedhenes me vetdije i se keqes me te madhe, i rese me te
    zeze qe ka kaluar mbi truallin shqiptar

  9. Respekt per moshen dhe per pozicionin( ndoshta dhe per punen akademike te tij, por nuk e njoh), por me duket se zoti Qose ngaterron Ramen me gjithe Shqiperine . Ne fakt ai e ka percaktuar “Tirana shteterore” . Atehere mos u ngaterroje kritikat dhe mendimet ndryshe me ofensiva kunder shqiptareve. Edhe reagimi i Buzhales duhet te ishte me i kujdesshem kur e etiketon si “sherbetor rregjimi” ( edhe per respekt te moshes ) Prandaj keta akademiket nuk duhet te marrin ane . Se perndryshe duhet te presin dhe pergjigjet.

  10. Mos ju largoni thelbit.

    Pavaresisht inateve me Ramen, apo me Qosen ka nje fakt te pakundershtueshem, qe grupime te caktuara ne Kosove, ku ky Buzhala me siguri ben pjese, po perpiqen te ndertojne te ashtuquajturin identitet Kosovar.

    Po si mund te ndertohet nje identitet Kosovar, kur jemi 1 komb, kemi 1 histori, 1 gjuhe, 1 tradite, 1 kulture, valle e kenge te njejta?

    Si do t’a ndajme lidhjen e Prizrenit, ku do e fusim, tek historia Kosovare, apo Shqiptare? Po Hasan Prishtinen si do e ndajme, gjysma e majte Kosoves dhe gjysma e djathte Shqiperise?

    Ideja e identitetit Kosovar, qe nje qelbesire si Buzhala e trumbeton me te madhe eshte ideja me e ndyre dhe antikombetare qe mund te ekzistoje ne kete moment, me e demshme edhe se vete Milloshevici ne kohen me te eger te tij.
    Sepse nese Milloshevici, apo te tjere monstra si ai jane te perkohshem, humbja e identitetit eshte e perjetshme.
    Fatmiresisht, keta zera jane nje minorance ne Kosove, por fatkeqesisht i lejojne te zene hapesira publike.

    Mund te kete edhe ne Gjermani nje minorance qe adhuron Hitlerin, apo ne France nje minorance qe urren Myslimanet e Cifutet, por nuk i lejojne asnje hapesire publike.

    Prandaj lerini inatet me Ramen, Berishen, Qosen, Bashen, Thacin e ke te doni dhe perqendrohuni tek thelbi.

  11. bijte e eterve se kane problem me e shit kosoven te kishin mundesi edhe sot persertnin tivarin bashke me qosen por i ka dale boja kombi shqiptar i njeh mire keto vlleho komuniste

  12. Lakuriqe kinez shpellkare hijena skiftere dhe guerilasi stalin qe nuk kane bere gje ne kete jete pervec te qenurit dashnoret e devotshem te salihut pare te dyte dhe te sotem qe ja qepen gojen Ata,paskan dole sot te ngopur nga muti i likes per te denigruar figuren e rexhep qoses,ju jeni viruset e ketij Kombi O rraca ne e ndyre qe enveri salihu ju krijoje neper laboratoret serb

  13. Qenkan zgjuar kermat neo komuniste ketu te lapsi pas urdherit te salihut me gojen e likes per revolucion,por kerma ngel kerme

  14. Ej, kush jeni ju qe fyeni Rexhep Qosen!?
    Funderrina te kombit.
    Respekt per atdhetarin e shquar Rexhep Qosen dhe neveri per surrat bajgen Berat Bubuzhelin.

  15. Une jam i sinqerti, po ti je bythqiri i librazhdit. Merr edhe rexhep turkun dhe rrini ne elbason me kalime te shkurtera per kavaje.

  16. Që të kritikosh mendësinë enveriste të Rexhep Qosjes, nuk do të thotë se je kundër Kosovës.
    Që të kritikosh marrëzitë e karagjosllëqet e Ramës, nuk do të thotë se je kundër Shqipërisë.
    Ka pasur një përplasje publike të të ashtuquajturit “akademik” Rexhep Qosja, me shkrimtarin e shquar në rang botëror të letrave shqipe, Kadaresë.
    Sa i takon vlerave intelektuale, a mund të krahasohet “akadhemyku” provincial pro enverist Qose që nuk e njeh askush në botë, me shkrimtarin e shquar Kadare , librat e të cilit janë përkthyer në shumicën e gjuhëve të botës, e është vlerësuar si një ndër shkrimtarët më të shquar të rangut ndërkombëtar ?
    Sa i takon botëkuptimit e formimit ideollogjik.
    Kadareja ndonëse ka bindje të majta, është shprehur haptazi publikisht për të dënuar diktatorin Enver Hoxha e në të njejtën kohë ka bërë çmos që me publiçistikën e tij të paraqesë shqiptarët si një komb i vjetër europian perëmdimor. Sa i takon besimeve fetare, ai bazuar në fakte historike i është përmbajtur të së vërtetës se paraardhësit tanë kanë qenë të fesë së krishterë, e mylimanizmi erdhi si një produkt i pushtimit otomoan e identiteti i një populli nuk mund të bazohet ne ndasitë fetare, por nga prejardhja e tij etnike.
    Ndërkaq , Qosja ka ngelur në pozicionet e majtistit ekstremist, duke i dalë në mbrojtje diktatorit Enver Hoxha veç tjerave, pa u kujtuar se ky diktator i erdhi Shqipërisë si produkt i Partisë komuniste jugosllave.
    Ka pasur edhe intelektuale të tjerë shqiptarë të Kosovës që e adhuronin Enverin të mashtruar nga propogandat e Shqipërise enveriste, por pjesa më e madhe , pasi e panë me sytë e tyre se ku e kishte katandisur Shqipërinë diktatori, i ndryshuan bindjet e tyre të gabuara.
    Qosja jo. Ai vazhdon edhe sot me po ato bindje.
    Në raport me “liderin” aktual të Shqipërisë, Edvin Ramën, më habit fakti se Kadareja hesht, por nuk më habit fakti se Qosja i del në mbështetje.
    Çuditërisht, Qosja që nuk vlerësohet fare jo vetëm ndërkombëtarisht, por edhe në Kosovë, ka idhtarë më shumë në Shqipëri.
    Ky është një tregues se kolera e mendësisë diktatoriale komuniste është më e rrënjosur në Shqipëri sesa në Kosovë. Fakti që Qosja propogandohet nga shumë media shqiptare të Tiranës, flet shumë.
    Kam vënë re se pikërisht kur shpërthejnë skandalet më demaskuese të qeverisjes së Ramës, në titujt e disa mediave të hapura majtiste, na del emri i Qoses.
    Më ka tërhequr vëmendjen gjithashtu fakti, se Qosja i del në mbrojtje Ramës, duke bërë thirrje që të respektohet si lideri “më i votuar”. I votuar për mbi 40 vite e bile me 99.99% ka qenë edhe Enveri.
    Por a nuk bëhet qesharak e i mosbesueshëm Qosja, kur na flet për “politikanë më të votuar”, kur vetë me partinë që krijoi kundër Rugovës, fitoi edhe më pak vota sa partia e Spartak Kiço Ngjelës ?
    Kam qeshur dje kur lexova diku, që Rama duke i dalë në mbrojtje Qoses, në polemikat e tij me një qytetar që i kujtonte dështimin e Qoses si politikan i pa votuar, i përmendëte se gjyshja ime ka qenë më e zgjuar se unë, por unë kam fituar më shumë vota se ajo, pa na e shpjeguar se kur e përse na paskan votuar shqiptarët për gjyshen e tij.

  17. NE FAKT TE KRITIKOSH REXHEPIN ESHTE NJESOJ SI TE KRITIKOSH RAMEN GRISELDEN JOLEZEN FAREN E KEQE TE KETIJ KOMBI VETEM VIRUS SHPERNDAJN NDAJ KETIJ KOMBI.

  18. Burri ka mundesi te turperohet deri ne momentin kur I del shpirti – thote nje fjale e urte popullore. Ky Rexhep Qosici ka vendosur te turperohet qe ne gjallje!

  19. Lakuriqet kineze e shpellkaret e salihut per inat te rames sulmojne rexhepin,kete tru I ka vene salihu ketyre dhe keta keshtu do mendojne,prodhim omgj

  20. Qosja ka qen komunisto socialist dhe sot eshte socialo mafjoz ne ditet me tè veshtira te rames ai del e mbron zullumet e mafjes shteterore shqipetare

  21. SA MJERIM ESHTE KUR AKADEMIKET SI REXHEP QOSJA POR DHE ISMAIL KADARE U SHERBEJNE PUSHTETEVE, POLITIKES , HERE ME KRITIKA , HERE ME LEVDATA DHE HERE ME INDIFERENCE. INTELEKTUALIZMI KRITIK DUHET TE JETE POZITIVIST DHE JO INTELEKTUALIZEM SERVIL NDAJ PUSHTETEVE. PUSHTET GJITHMONE SYNOJNE VETEM PERFITIME E PUSHTET, DHE SPEKULOJNE ME PUSHTETIN, DHE GJITHMONE ATA KANE NEVOJE PER JUSTIFIKIM DHE SHERBIM E AVOKATI NGA INTELEKTUALET, KUR GJEJNE TE TILLE E QE ME SERVILIZMIN E TYRE ME PASTAJ KETA INTELEKTUALE BEHEN EDHE OBJEKTE TALLJEJE E FYERJEJE NGA OPINIONI SI NE RASTIN KONKRET SIC VEPROJNE KUNDER QOSES. PRANDAJ DO TU THOJA INTELEKTUALEVE TE MEDHENJ SHQIPTARE THIRRNI ARESYES SE PASTER DHE TE PAKORRUPTUAR

  22. B. Buzhala dhe disa maskarenjë-si puna e gomarit të pa-ditur Dastrit Pallaska – janë mercenarë të politikave pro ruso-shkavelle të mbështetura me euro dhe materiale tjera.
    Janë të rrezikshëm dhe antikombëtarë të sigurt.
    Ka edhe flliqana si puna e atij Spahiut nga Mitrovica që duan ta “krijojnë” një “komb kosovar” sic.
    Rroftë kombi shqiptar dhe cofshin antishqiptarët, spiunat dhe mutat.

  23. Njeri pa peshe fjale.Nuk ka vdek njeri nga servilizmi i thone ketej nga Tirana.Rilindja ka leshuar ushtaret ta mbrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *