• |
ide | kryesore

Reforma e pensioneve, greva ‘paralizon’ Greqinë

Lajme, Të fundit



Mijëra qytetarë të Athinës, Selanikut e më gjerë kanë dalë në grevë kundër një propozimi për reformimin e sistemit të pensioneve dhe sigurimeve.

Një grevë 24-orëshe paralizoi të martën transportin hekurudhor, atë publik dhe shërbimet bashkiake në kryeqytetin e Greqisë.

Të paktën 10 mijë qytetarë demonstruan në shesh në mbështetje të Sindikatës së Punonjësve Civilë, spitalet reduktuan stafet ndërsa terminalet në portet e Pireusit, Lavrios dhe Rafinës u mbyllën. Protestat u zhvilluan edhe në Selanik e në qytetet më të mëdha.

Aksioni pason propozimin e qeverisë së kryeministrit konservator Qirjakos Micotaqis për të reformuar sistemin e pensioneve dhe të sigurimeve sociale. Votimi në parlament është planifikuar të premten.

Nëse nisma kalon, forca punëtore e vendit pritet të qëndrojë më gjatë në shërbim por edhe të derdhë më pak kontribute në sistem.

Kundërshtarët shprehen se ligji është një vazhdim i politikave të shtrëngimit ekonomik të zbatuara për afro një dekadë në vitet 2010, kur Greqia do i drejtohej BE-së dhe FMN-së për të evituar falimentimin.

Ministria greke e punës thotë se ligji i ri e bën më të menaxhueshëm sistemin e pensioneve brenda vitit 2070, dhe parashikon rritje pensioni dhe penalitete më të ulëta për ata që zgjedhin të vazhdojnë punën pas pensionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *