• |
ide | kryesore

Romeo Veshaj flet për ndarjen nga Jonida Maliqi

F1, Paparazzi



Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Wake Up” ishte aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj.
Ai është përfolur gjatë në media për romancën e tij me këngëtaren Jonida Maliqi, ndërsa vetëm disa ditë më parë pranoi publikisht edhe ndarjen.

Romeo tregoi se faji për ndarjen mbetej i të dyve, duke konfirmuar se tashmë është single pasi “anija” e tij dhe e Jonidës u mbyt.
Sot, Romeo ka prekur sërish temën e ndarjes pasi është pyetur nga dy modeatorët, Isli Islami dhe Ori Nebiaj.
Aktori u shpreh se asnjë ndarje nuk është e bukur, megjithatë jeta vazhdon.
“Ndarje dhe largime të bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë… Jeta e tillë është, me momente. Lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vdes vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin.”- u shpreh Romeo.
“Unë as vetëm nuk linda, linda me Donaldin”- shtoi ai duke qeshur.
Ndërkohë, Jonida Maliqi vazhdon të qëndrojë e heshtur lidhur me ndarjen e tyre të shumëpërfolur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *