• |
ide | kryesore

Serbia dorëzon notë proteste kundër ministrit shqiptar Gent Cakaj

Lajme, Të fundit



Serbia i ka dërguar një notë proteste ambasadës së Shqipërisë në Beograd, në adresë të Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Nota e protestës vjen pas deklaratës që Cakaj bëri në adresë të Presidentit serb Vuçiç, të cilin e krahasoi me Goebbels, Ministri i Propagandës në qeverisjen e Hitlerit. Akuza e Cakajt erdhi fill pas mohimit që Vuçiç i bëri masakrës së Reçakut.

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani është shndërruar në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve të luftës” – tha atëherë Cakaj, por kjo nuk i ka pëlqyer Beogradit. Letra me notën e protestës mban datë 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklarimit të Cakajt dhe në të shkruhet:

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin.

Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”, – shkruhet në notën e protestës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *