• |
ide | kryesore

Tronditet tenisi nga Marcelo Rios: “Agassi merrte doping e ATP e mbuloi katër herë”

Sport



Marcelo Rios ka dalë në sulm të hapur kundër André Agassi e ATP. Në një intervistë për La Tercera ish-numri 1 i botës ka lëshuar akuza të rënda: “Agassi është kapur pozitiv me doping për katër herë por organet e ATP mbuluan gjithcka sepse përndryshe tenisi do të kishte një fund të keq”. Rios e amerikani ishin rivalë të mëdhenj në fund të viteve ’90 por akuzat prekin edhe Pete Sampras: “Në kohën time në fund të vitit luhej Masters gjithnjë në beton e në fushë të shpejtë që të fitonte ai. Vetëm unë e Bruguera provonim të kërkonim të luhej në sipërfaqe të ndryshme cdo vit”.

Kileni, kohët e fundit është operuar në ije (“Kjo është ajo që të lë pas tenisi: shumë para, por një fizik m…”), propozoi të ndryshonte disa rregulla: “Nuk e kuptoj përse ka dy shërbime, një avantazh i tepruar për atë që është i gjatë 2 metra. Karlovic nuk do të tërhiqet kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *