• |
ide | kryesore

Video/ Champions, Atletico Madrid vë përfund kampionët në fuqi: Haaland dominon Neymar e Mbappe

F1, Sport, Video

Një mbrëmje magjikë në Champions me skuadrat vendase që morën më të mirën në vajtjen e 1/8 të finaleve të kompeticionit, që gjithësesi lënë të hapur cështjen kualifikim, pas dy javësh në ndeshjet e kthimit. Kampionët në fuqi dalin të mundur nga Wanda Metropolitano, ndërsa PSG përplaset në Murin e verdhë të Dortmund dhe një super Haaland.

ATLETICO MADRID 1-0 LIVERPOOL
Atletico gjendej në momentin më të vështirë të sezonit, por arrin të bëjë goditjen e madhe. Kundër të pathyeshmëve të Liverpool, që zbarkoi në Madrid me favorin e parashikimeve, Colchoneros nuk gabuan asgjë, duke anulluar kampionët e Europës në fuqi, të mundur 1-0. Për Liverpool, në humbjen e tretë sezonale, mes të gjitha kompeticioneve, u materializuan frikërat e Klopp, që në vigjilje kishte parashikuar një sfidë të ashpër e të komplikuar. Spanjollët ndërtuan suksesin me një gol-blitz të Saul e mbyllin mbrojtjen në mënyrë hermetike, duke siguruar një avantazh të vogël në kthim në Anfield.

Nga njëra anë Atletico, në kërkim të rikthimit në formë, pas zhgënjimeve mes kampionatit e kupës, nga ana tjetër Liverpool pratiktikisht i kompletuar e në krahët e entuziazmit për superfuqinë e treguar në Premier. Por atmosfera e Champions rigjeneron skuadrën e Cholo Simeone, edhe pse pa Joao Felix, Trippier e Diego Costa. Grintë e intensitet, karakteristikat e Colchoneros, rezultuan armët fituese që mbytën lojën e anglezëve gjatë gjithë pjesës së parë. Atletico pati edhe fatin e golit të shpejtë me Saul që u favorizua nga një kontroll i pafat i topit nga Fabinho përpara se të mposhte Alisson.

Liverpool nuk arriti të shkonte më shumë se një zotërim topi steril, ndërsa Atletico përkëdheli dy herë dyfishimin me Morata e Lodi, ndërsa Simeone thërriti në ndihmë mbështetjen e Metropolitano që shpërtheu në momentin e hyrjes në fushë të Diego Costa. Reds u përplasën në barrikadën e Cholo, që rezistoi deri në fund edhe pse duht patur parasysh se me Klopp, Liverpool nuk njeh eleminim në sfidat e dyfishta.

BORUSSIA DORTMUND 2-1 PARIS SAINT GERMAIN
Bën gjithcka ai, me një skuadër të madhe pas shpine: Erling Haaland, vetëm 19 vjec, vendos ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain me dy gola. Tregon gjithë repertorin e tij, në fillim me një gol si sulmues zone, e pastaj me një silurë nga jashtë zonës. Në mes goli i Neymar, në asistin fantastik të një Mbappé të shuar.

Në fillim të ndeshjes u duk vërtetë si një alergji ndaj golit, por PSG e kishte më tepër një alergji precizioni: Gueye gabon në shumë raste me topin në këmbë, Mbappé nuk arrin të ikë kurrë e Neymar e ka të vështirë. Nga ana tjetër është ndjesia se mund të jenë të vështirë me shpikjet e Sancho e me nuhatjen e golit të Haaland, por goli nuk vjen: një pritje shpëtimtare e Navas ndaj anglezit e dy tentativa jashtë të Borussia, që sidoqoftë bëri më mirë se kundërshtari.

Pjesa e dytë nisi pa emocione të mëdha, por xhirot e motorit u rritën me vendasit akoma më mirë, edhe pse kombinimi Mbappé-Neymar shkoi pranë golit. Borussia Dortmund megjithatë mori avantazhin, kur fare pranë portës së Navas, Haaland shtyu në rrjetë një top të kthyer nga portieri. Goli i norvegjezit u duk se zgjoi francezët, që barazuan pak minuta më pas: veprimi i parë pozitiv i Mbappé, që shërbeu për Neymar, me brazilianin që e pati të lehtë të shënonte golin e avantazhit. I njëjti efekt, me anë të kthyera: Haaland – gjithnjë ai – ristabilizon avantazhin me një goditje të cmendur nga jashtë zonës. Ndeshja mund të përfundonte edhe në barazim, me Neymar, që në ndeshjen e parë në fushë pas rikthimit nga dëmtimi u ndal vetëm nga kryqëzimi i shtyllave. Dortmund fiton 90 minutat e para, Haaland nuk zhgënjen në ekzaltimin që i jep muzika e Champions, por ai gol i Neymar vlen shumë pas dy javësh në Parc de Prince.

2 Comments

  1. Ore edhe mut do shkruani vetem per 1.25 miliard euro qe Rama I siguroj,NUK e permendi,sikur ju Fshataret e shkulqepes I Dini keto.
    Per Shkullakun vetem letter bythe mund te sigurohet per nje person.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu