• |
ide | kryesore

Vuçiç del hapur: Shkëmbimi i teritoreve i leverdiste Serbisë

-Instant, Kryesore, Lajme



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tani e thotë publikisht se ndryshe nga sa u paraqitej shqiptarëve, plani për ndarjen e Kosovës i leverdiste Beogradit. Ai deklaroi mbrëmjen e së hënës se Serbia e ka humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do të paguajë çmimin në të ardhmen.

Duke folur për çështjen e shkëmbimit të teritoreve , ai tha se e kuptoi që “serbët kurrë nuk do ta pranonin diçka që në fakt ishte shansi i tyre dhe për këtë, do të pendoheshin”.

“E kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçic për TV Happy.

Kreu i shtetit serb shtoi se për këtë çështje do të bëhet edhe më të keq në të ardhmen, por mendon se ai vetë është i zhveshur nga përgjegjësitë.

“Unë do ta mbroj popullin serb, por mbajini mend fjalët e mia edhe për 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, tha ai.

Lexo me tej:

Në intervistën për ‘Tv Happy’, ai ka aluduar se nuk ishte Ramush Haradinaj por një shtet i fuqishëm evropian që e mbështeti atë për të vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.

Siç ka shpjeguar ai si pjesë e ndarjes që planifikohej ishte që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë ishte pa mundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.

“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bënin një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të çuar para ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiq.

Menjëherë pas këtij emisioni TV ka reaguar shkrimtari dhe gazetari Veton Surroi

“Konfirmim i presidentit të Serbisë se ishte krejtësisht afër realizimi i ndarjes së Kosovës. Tash del se pos komunave të veriut ishin në lojë edhe ato të lindjes në Kosovë.
Është sikur ta shohësh një thriller që përshkruan çmontimin e një bombe” shkroi ai në Facebookun e tij.

Në trojet shqiptare këtë plan të Vuçiçit e mbrojtën Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Presidenti kosovar u mundua ta shesë atë si një përpjekje për të bashkuar luginën e Preshevës me Kosovën, ndërsa kryeministri shqiptar deklaroi se mundësi të tilla mund të të vijnë njëherë në 100 vet.

©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. Jo cdo gje e ‘mire per Serbet ‘ eshte automatikisht e ‘keqe per shqiptaret’..
    Egzistojne situata te tilla ( win -win) per te cialat dueht te luftohet nga te dyja palet nese do te duam te kemi marveshje te qendrueshme.
    perderisa marveshja ne fjale ishte qartesisht nje marveshje e mire per serbet, per palen shqiptare thuhet se ishte jo e favorshme.
    Por konkluzjonin cdo njeri mund ta nxjerri vetem pasi te lexoje si ka qene marrveshja qe po diskutohej.
    Te tera keto ‘opinione’ te njerezve te vecante te cilat bazohen ne ato cfare thote Vucic jane me shume spekullime se sa analiza te pastra.
    Pra , une per vetem time do te bindesha vetem nese shikoja vete , se si ishte marrveshja e shkembimit te territoreve.

  2. Nuk ka te djathte e te majte.
    Ka atdhetare dhe tradhetare.
    Tradhetaret u provuan tashme.

    O ti une na hengsh mune deri tani paske qene ne gjume .

    1. O ti i paymer.. ti meriton nje kar ballit. Pa na thuaj ti se cilat jane detajet e kesaj marveshje , apo per ty mjaftojne spekulimet dhe thashethemet e portaleve ?
      Injorant dhe fodull qe ne gen.

  3. Cudi .pas Rames dhe Batoni tek panorama u prononcua se nuk ka dijeni e dakordesi per ndarjen e kufijve dhe ku gaboi Thaci.

    Por tani doli dhe plaku Mere pro ndarjes se kufijve.
    Por Edhe vucic paska zbuluar se taksa Haradinaj qenka e imponuar nga disa shtete te fuqishme europiane dhe nga ShBA.

    Megjithate une-si vazhdon te fluturoje me pras ne……..

  4. Pa dyshim qe ndarja e Kosoves i intereson Serbise. Kete vetem Rama “nuk e di”. Edhe Rexhep Qosja me Hashimin. Serbet ate qe e humben me lufte tani duan ta negociojne . Por shqipot harrojne se po negociojne per mallin e tyre. Kur Vucic thote qe me vone do te behet edhe me keq per serbet nuk genjen. Ai e di fort mire se ne veri te Kosoves serbet po firojne dita dites dhe pas 15 -20 vitesh sdo te ngelen as gjysma e atyre qe jane sot keshtu qe ckuptim do te kishte te kerkoje veriun kur aty do te ngelen 20-25 mije serbe? Edhe sot sdo ta kerkonin po te mos ishte Trepca. Mire Vucic e ka nga halli se koha punon kunder po Rama Thaci e Batoni ckane? E thjeshte . Keta kane hallin e tyre se duan te dalin para shqiptareve si baballare te kombit si personat qe bejne te mundur bashkimin e trojeve duke lene jashte veriun.

  5. Po pse c’prisni ju qe te thote Vucic ? – Une po punoja per nje plan ku Serbia do humbiste ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *