• |
ide | kryesore

Ambasadorja amerikane: Donacionet për popullin shqiptar, duhet transparencë dhe llogaridhënie

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA në Tiranë, bëri të ditur pasdite vonë se ka patur takime me udhëheqësit kryesorë në vend, ku thelbi i bisedave ka patur të bëjë me tranparencën dhe llogaridhënien lidhur me donacionet që u mblodhën për Shqipërinë. Zonja Kim thekson, në njoftimin që ka shpërndarë ambasada, se donacionet dhe ndihmat ishin për popullin shqiptar.

Njoftimi i plotë:

Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar.



9 Comments

  1. Keta amerikanet jane te lezetshem: keta kane parane, por nuk te japin – keta te mesojne si t’i perdoresh kur t’i kesh. Dhe kete e bejne më me zhurme se ata qe i dhane.

  2. Keto ishin direktivat dhe udhezimet dritedhenese per “shkembin e granitit buze Adriatikut” nga guvernatorja Kim Young Un.
    Keshtu e ndihmoi komuniteti nderkombetar edhe Greqind, me kredira. Fundin e dime. Me zi na pret ne qe jemi pa breke.

  3. Rudi Juliani para nje jave:

    “Rrjeti Sorrosian i DA, neper ambasadat e europes lindore eshte tu bo namin!”

    Do doja ket zogun e rruges elbasonit t’ma komentonte i çike kte deklarate.
    Le që kjo kaq qene e zene tu msu fjalen K Ç K, e perdori edhe ne deklarate zyrtare !!! Kaq kisha.

  4. E mo trima. Sju pelqen asnje ambasodor i usa. Po kujt i keni ngjare mo. Sales apo dulles. Se ata kan pas reaksion nga amabsadoret

  5. Landi,po nuk na the nje fjale per Akademine e transparences,qe Rama thote se ja ka propozuar amerikaneve,ndersa Palmeri deklaroi se ne do japim ndihme vetem per te bere transparences,me akademi apo jo,nuk e kuptoj.A ma shpjegon,si do u bekerka transparenca me nje akademi.Ne shqiptaret,me thjesht e perkthejme kete fjale, “Mosbesim”.Pra,shkurt e dime se ju te thani piten (pra vidhni cdo pare qe ju bie,ose e coni vete ne doren tuaj),nuk ju besojme,dhe do ju kontrollojme.Por qe te kemi goje,paret qe do paguajme “kontrolloret”pra asaj akademise,do ja japim ne (amerikanet),ne vend te ndonje ndihme qe nuk e meritoni (si qeveri),per termetin.Pare te madhe merrkan ata kontrolloret amerikane te parave!

  6. Robt nuk kuptojne qe fondet jane te G Sorros, ku ka kellqe gjatosh-palloshi me mbledh fonde

    ishalla kto leke nuk vine, sepse ktu u shitem perfundimisht ke G Sorros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *