• |
ide | kryesore

Ku fshihet hilja e 1.15 miliardë eurove

1, Ide

Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që e joshi Shqipërinë me mirazhin e 1.15 miliardë eurove, një taborr mbështetësish të Edi Ramës po i bien më fort se kurrë daulleve të propagandës. Ashtu sikurse ndodh në regjimet më totalitare në histori, ku thuhet se luftën e fitoi Stalini, pallatet i ndërtoi Çaushesku, digat e hidrocentraleve i ngriti Enveri, e gjitha po tenton të shitet si një meritë personale e njeriut të vetëm që simbolizon mbarë kombin.

Natyrisht, në raste të tilla edhe politikanë të tjerë, që i lënë një vend shumë më të vogël në aktivitetin e vet propagandës, rreken t’i përdorin në favor të tyre ngjarje si kjo.

Por në Shqipëri, ajo që ndodhi në Bruksel, po shndërrohet në karikaturë duke mbytur çdo lloj debati tjetër.

Sot, ne nuk dimë ende se sa nga ato para të premtuara janë donacione dhe sa kredi, madje edhe antarët e kabinetit qeveritar japin shifra të ndryshme. Sot, ne nuk dimë se sa aftësi ka Shqipëria për t’i thithur ato para, në mënyrë që borxhi të mos shkojë kacafiu. Sot ne nuk dimë se sa e zonja është administrata jonë për t’i përvetësuar ato grante. Sot quhet herezi të përmendësh se eksperienca botërore tregon se vetëm gjysma e parave të premtuara mbërrijnë në destinacion.

Debatit racional dhe të ftohtë i janë mbivendosur klithmat me hosana për liderin global.

Në vend që të diskutohet se çfarë u arrit realisht në Bruksel, këtu çirren se si ishte përbetuar Rama se do t’i nxirrte paratë nga fundi i dheut; në vend që të kthjellohen shifrat, këtu i qahet halli liderit që ishte zgjuar i vetmuar natën e 26 nëntorit; në vend që të flitet se sa para është e mundur të mbërijnë në destinacion, këtu evokohet kalvari i Ramës, që duhet t’u gjente budallenjve dhe gratë e humbura pas tërmetit; në vend që të parashikohet se kur futen njerëzit në shtëpitë e reja, këtu glorifikohet roli i aktorit- lypsar për t’u marrë para arabëve.

E gjithë kjo përpjekje, që demonstron në mënyrë të neveritshme fytyrën autokratike të regjimit të Rilindjes, i është mbivendosur si një tavan i xhamtë pyetjeve të zakonshme që do të ishin shtruar në një vend normal: Sa zgjat koha nga premtimet e deri tek disbursimi i parave dhuratë? Deri në ç’masë duhet pranuar kostoja e kredive të buta? Pas këtyre eurove që janë thithur, ç’duhet bërë me borxhin e fshehtë të koncesioneve dhe PPP-ve? A duhet të ridalë sërish qeveria në treg të hapur për eurobondin dhe deri në ç’masë duhet të kërkojë kredi të reja?

Në pikun e masturbimit verbal të dishepujve të Ramës, të ngresh pyetje të zakonshme quhet gati armiqësore. Duke glorifikuar autokratin në pushtet, ata po pengojnë një bilanc real të asaj që ndodhi vërtet në Bruksel.

Në këtë rast ata po sillen njësoj si dy vite më parë, kur spërkateshin me shampanjë për hapjen e negociatave që nuk ndodhi kurrë. Ata janë i njëjti taborr që na kanë vizatuar Shqipërinë e pastruar nga hashashi i çrrënjosur nga policia e Saimir Tahirit, dhe po të zakonshmit, që e komentonin si fitore ekselente rezultatin e Rilindjes në votimet e 30 qershorit.

Pikërisht fakti se ata janë hedhur sërish, si me buton, në skenë është një indicie që duhet të dyshojmë për atë që ngjau realisht në fillim të javës.

Le t’i lëmë një moment t’u bien daulleve, le të durojmë edhe ca ditë hosanatë për padronin e tyre dhe vetëm pastaj, kur daullexhinjtë të lodhen, kur ahengu të pushojë, le të ulemi të qetë dhe të analizojmë fitoren 1.15 miliardshe të Edi Ramës. Për të kuptuar të vertetën reale të asaj që morëm dhe nuk morëm nga konferenca e kreditorëve, duke e zhveshur atë nga refleksi atavik për të glorifikuar tiranët.  

©Lapsi.al

15 Comments

  1. Bushat nese Rilindasit po e trumbetojne me te madhe si sukses i ‘liderit global’ ashtu le te jete. Thjesht, tani ‘lideri global’ duhet te japi llogari sa shtepi po nderton, sa njerez po heq nga cadrat dhe po i fut ne shtepite e reja, besoj se kerkimin e llogarise kemi te drejte ta kerkojme pasi keta leket i paskan marre nga bota dhe nuk ka vend per justifikime, mqs rama paska arritur nje mrekulli.

  2. YMER GELBAZA DHE SKENDER KURVA MINXHOZI BYTHLEPIRES DHE ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    NJE POSTIM SHUME RACIONAL ZOTI BUSHATI,PO TI DEGJOSH MBREME ,SOKOL MASTURBUESIN PUBLIK ,SKENDER KURVEN MINXHOZI DHE YMER GELBAZEN KELLIRA ,DHE CARLO BOLJA BOLINO ,UNE MENDOVA SE LEKET ISHIN NE BANKEN E SHQIPËRISE.BILES SOKOL BALLA -SKYPE JA DHA EDHE MANDATIN E 3 EDI RAMES,NJE GJE SHUME TE FORT E THA AGRON GJEKMARKAJ ATIJ KURVES MINXHOZI NE FUND POR AJO VLEN PER TE GJITHE ZAGARET E TREDHUR TE EDI RAMES ,

  3. Problemi eshte se ai kurva me kete qe beri i fitoi zgjedhjet e 2021.
    Hajt dhe duroje edhe 4 vjet. Po nuk ndodhi ndonje gje tjeter edhe ne 2025. Atehere, do na vene ne rresht te kendojme, Edi Rama tungjatjeta.

  4. Ka nje ngaterrim te madh, sepse Edi Rama nuk fitoi as lufte, as nuk ndertoi hidrocentrale, madje as kanale. Edi Rama bashke me termetin ndertuan mjerimin, deri ne ate pike sa nderkombetaret qe e pane me syte e tyre 1) u solidarizuan me dhimbjen dhe 2) u drodhen nga frika e azilanteve. Ne fakt ka shtete, qe per shkak te ngrohjes globale, kane filluar te aplikojne azilin per rastet e fatkeqesive natyrore. Nderkohe BE i jep Turqise miliarda cdo vit ne kembim te strehimit atje te azilanteve Siriane.
    Rama aftesine per te thithur lek e projekte e tregoi me deshtimin spektakolar ne raport me Maqedonine dhe Malin e Zi qe moren qindra milione euro nga BE dhe ne 0. Aftesine per te bindur Europianet dhe besueshmerine e ka treguar me hapjen e pervitshme te negociatave. Nderkohe edhe kredite nuk tregojne asgje ne nje situate makroekonomike globale ku bankat jane full me para dhe normat e interesit jane aq te uleta sa ke shtete qe shesin bonde edhe me Yield negativ. Kaq per Ramen, i cili ka gjithmone meriten per sukseset imagjinare dhe kurre pergjegjesine per deshtimet reale( Per negociatat nuk e kam fajin une por Makroni. Kur jep milonat Makroni eshte suksesi im dhe jo i Makronit. Gjushi ka pergjegjesi dhe jo une qe e vura etj.etj.etj.etj.) Dhe sigurisht, edhe ne kete rast Rama do marri meriten termetit ne perfitimin e ndihmave, por kurre pergjegjesine qe do vidhen, edhe pse pjesa me e madhe do vidhen ne emer dhe per llogari te tij.

  5. Nje pjese jane kredi. Do ja u lere si gjithmone taksapaguesve te ardhshem..
    #Tegjithekontribojmeperdurresin

  6. Kam vënë re se disa moderatorë të emisioneve më të ndjekura të televizioneve shqiptare, kur zhvillojnë ndonjë debat për ndonjë ngjarje konkrete, e kur ndonjë pjestar i panelit , objektin për të cilin po diskuton, e ilustron edhe me ngjarje të tjera, e ndërpresin ate duke i thënë se “e kam trajtuar këtë temë ne një emision të kaluar apo do ta trajtoj në një emision të ardhshëm”.
    Duke lexuar këtë shkrim të Bushatit , në përmbajtje, fakte e në argumenta, nuk i gjej asnjë ndryshim me ato që thotë opozita apo lideri i saj Basha.
    Por është po ky Bushat, që kur i dëgjon këto thënie nga Basha apo opozita, përpiqet që ti vejë në dyshim.
    Pra sipas stilit të Bushatit, të vërtetat qëndrojnë vetëm po ti thotë ai e po i tha opozita, nuk duhet ti besojmë.
    Në stilin e Bushatit me dyshime, po shtoj edhe unë një dyshimin tim lidhur me këto 1.15 miliardët e eurove që i erdhën Shqipërisë si surprizë edhe për Ramën.
    Tashmë është një e vërtete e pakundërshtueshme, që në Shqipëri, nga trafiqet rekorde të drogës kanë hyrë disa miliardë euro.
    Ata që i kanë futur këto para në xhepa, “hallin” më të madh e kanë se si do ti pastrojnë e legalizojnë.
    Paratë e Brukselit , janë ndihma apo borxhe, kam dyshimin se do të ndihmojnë edhe në pastrimin e parave të drogës. Nuk jam as ekonomist e as jurist për të argumentuar këtë dyshim, por duke u nisur nga fakti që Shqipëria është cilësuar si një nga vendet më të korruptuara në botë, them se dyshimi që pastrimi i parave të pista me hyrjen e kaq shumë parave “të pastra”, do të “lulëzoje” mafien shqiptare.

  7. Shkrim i perkryer i Bushatit. Sa turp me vjen per konferencen vete, per menyren se si aktrohej menyren se si perulej, sa gjynah me vjen gjithashtu qe mediat qe i bejne iso kesaj pune, dhe ceshte me e trishtueshmja eshte se po keta gazetare sdo mbajne fare pergjegjsi per pasojat ekonomike, mire ai lapangjoz karagjoz kryeminister qe jo e jo, nje shpifesire hipokrite nje njeri pa asnje vlere humane burrerore pa dinjitet personal e jo me te paramendosh te mbaj mbi supe dinjitetin e nje vendi ne takime me te huajt. E kam thene dhe vazhdoj ta them, persakohe ka perkrahjen e BEse dhe Amerikes pak rendesi ka cmendojme ne, ne jemi me qira ne vendin ku kemi lindur jemi te huaj, vendalinjt dhe patron jane ata qe inseknjojne te tilla shfaqje groteske ku aktron ky shkerdhate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu