• |
ide | kryesore

Champions, radha e ‘out-sider’: Atalanta e Gjimshitit në kërkim të historisë

F1, Sport



Spektakli i mbrëmjes së djeshme të Champions, me emrat e të mëdhenjve që zbritën në fushë, i ka lënë vendin tashmë surprizave që kërkojnë të ruajnë epitetin edhe pas përballjeve të vajtjes së 1/8 të finaleve të kompeticionit. Atalanta e Gasperinit nuk ka qenë kurrë më parë në këtë fazë të turneut, por Valencia nuk është kaq e pakalueshme. Më ekspert Mourinho natyrisht, por statusi i finalistëve të vjetshëm mund të mos e ndihmojë kur përballë të ketë Leipzig që në Bundesligë po ja bën jetën të vështirë Bayern Mynih.

TOTTENHAM VS LEIPZIG
Tottenham është e ditur tashmë që duhet të improvizojë, kur të zbresë përpara publikut të shtëpisë në fushë. Portugezi sado Special të jetë e ka të vështirë të zëvendësojë në të njëjtën kohë kapitenin Harry Kane e koreano jugorin Son të dëmtuar e Eriksen të larguar tek Inter. Praktikisht alternative e vetme në sulm është braziliani Lucas tashmë i detyruar të luajë si qendër, edhe pse nuk i ka karakteristikat. Delle Alli ka zhgënjyer shumë shpesh në takimet e mëdha, por nuk është ky rasti nëse mesfushori i kombëtares angleze kërkon të jetë në cerekfinale. Në anën tjetër gjermanët besojnë mbi të gjithë në formën e jashtzakonshme të Timo Werner, që do të udhëheqë sulmin e Leipzig i mbështetur nga Schick.

ATALANTA VS VALENCIA
U kualifikua për herë të parë përtej fazës së grupeve e kërkon të vazhdojë të bëjë historinë Atalanta. Skuadra e Gasperinit është inovatore e futbollit Italian në këtë sezon të Champions dhe skuadra e vetme që do të luajë jo në stadiumin e shtëpisë kur përballë të ketë Valencian. Spanjollët kanë një mungesë të rëndësishëm si Moreno, që mund ti prishë shumë punë teknikut Celades. Bergamaskët vijnë nga tre fitore radhazi në Champions që e kualifikuan dhe do të përpiqen të luajnë futbollin e tyre në San Siro me Inter e Milan që vetëm mund të shohin kompeticionin nga ekrani i TV.

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND OF 16
21:00 Atalanta ? – ? Valencia
21:00 Tottenham Hotspur ? – ? RasenBallsport Leipzig



1 Comment

  1. Skuader e ndertuar nga 5 euro dhe te ben te urresh futbollin si kundershtar. Pa dyshim skuadra e vogel me e mire ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *