• |
ide | kryesore

Futbollisti dënohet pesë vjet… i kafshoi penisin kundërshtarit!

Sport



Të kafshosh kundërshtarin nuk është asnjëherë një ide e mirë, sidomos në kohën e provës TV. Futbollistët me vesin e kafshimit nuk janë pak e disa janë futur në legjendë si Luis Suarez, që e ka bërë disa herë gjestin, ndaj Chiellini, Ivanovic e Bakkal del PSV. E megjithatë në total ka marrë vetëm 26 javë skualifikim, plùs katër muaj pezullim në Premier, por Pistolero ka një rival të ri, që luan në Francë e që mori pesë vjet skualifikim me një të kafshuar.

KAFSHIMI – Cfarë ka bërë lojtari për të marrë një dënim kaq të rëndë? Sipas asaj që bën të ditur Le Repubblicain Lorrain, gjykatësi sportiv i zonës së Mosa u gjend para rastit më shumë unik se të rrallë: lojtari ka kafshuar… penisin e një kundërshtari. Episodi ka ndodhur në 17 nëntorin e kaluar, në ndeshjen e divizionit të dytë mes Terville e Soetrich. Mes lojtarëve të dy skuadrave shpërtheu një sherr në parking, pas ndeshjes. E futbollisti i Soetrich ka kafshuar pikërisht aty një kundërshtar që po mundohej të qetësonte situatën.

BILANCI – Bilanci, i sulmuari i kësaj historie përfundoi me një duzinë qepjesh e katër ditë pushim për shkak të dhimbjeve. Pas ndonjë muaji erdhi edhe verdikti i Komisionit të Disiplinës. Pesë vjet për fajtorin, një skualifikim që futet në më të gjatët e historisë. Edhe Terville, skuadra e shtëpisë, nuk shpëtoi pa gjë. Gjobë prej 200 euro, për masa të cunguara sigurie dhe sepse drejtuesit nuk ndërhynë për të ndarë sherrxhinjtë. Por duke parë se cfarë i ndodhi futbollistit të tyre, vëhtirë ti bësh me faj…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *