• |
ide | kryesore

Haradinaj thirrje Albin Kurtit: Mos e hiq taksën ndaj Serbisë, kompromenton dialogun

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të ri Albin Kurti për të mos hequr taksën për një dialog të kompromentuar. Përmes një mesazhi në Facebook, Haradinaj shprehet se nëse njihet Kosova në kufijtë e saj, atëhere ai do e përkrahë Kurtin.

Reagimi i plote i Haradinajt.

Albin Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara përkomunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare. Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.



2 Comments

  1. Asnji leshim!!!
    Leshimet e servilizmat, konsensusi me luajalizmin NA NDANE ne PESE SHTETE!!!
    MJAFT asht MJAFT!!!Jo ma’ troje me dhuru,kurrkujt dhe asnjehere!!!
    A din kush ndonji komb n’rruzullin toksor, te coptuem 5 shtete!!??

  2. dialogun e kompromenton vetem te besh sipas kokes tende te shtremet dhe mos degjosh keshillat e aleatit tend me te madh. ka nje arsye qe Ramushi iku o Albin nga aty ku je ti, dhe nese sdo ti shkosh nga mbrapa degjo ata qe te bene shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *