• |
ide | kryesore

Manchester City ndihet i sulmuar nga UEFA, Soriano: “Akuza false, kjo nuk është drejtësi, por politikë”

Sport



Pas stuhisë që erdhi nga Uefa, që përjashtoi Manchester City nga kompeticionet europiane për dy vjet, administratori i deleguar Ferran Soriano ka folur në tv zyrtar të klubit e thotë të vërtetën e tij. “Tifozët mund të jenë të sigurtë për dy gjëra: e para se akuzat janë false, e dyta se do të bëjmë cdo gjë që është e mundur për ta treguar – ka thënë ai – Kemi bashkëpunuar. Kemi dorëzuar provat, por Dhoma investigative e FFP i ka besuar më shumë e-mail të vjedhura jashtë kontekstit, se sa gjithë provave të tjera që i kemi dhënë. Kjo nuk është drejtësi, por politikë”.

Vendimi i të premtes që u dha nga Uefa provokoi një tërmet të vërtetë në botën e futbollit. Në të njëjtën ditë Manchester City kishte nxjerrë një komunikatë që kontestonte dënimin, tani një nga drejtuesit e lartë ka dalë me figurë e ka treguar gjendjen shpirtërore të klubit. “Pronari nuk ka vënë para në këtë klub që nuk janë deklaruar me korrektësi. Jemi një skuadër futbolli që ka mbështetje, nuk kemi borxhe, llogaritë tona janë ekzaminuar shumë herë dhe kjo është e qartë – vazhdoi ai -, dorëzuam një listë të gjatë dokumentesh që i konsiderojmë prova të pakundërshtueshme që aludimet nuk janë të vërteta”.

Ndërkohë, CEO ka njoftuar ankimimin në CAS. “Jemi duke kërkuar vërtetë një zgjidhje të shpejtë përmes një procesi të kujdesshëm e të barabartë, kështu që shpresa më e mirë është që kjo të përfundojë përpara fillimit të verës e deri atëherë për ne, gjithcka është si zakonisht”.

Në lidhje me atë që po ndodh me Guardiola e skuadrën. “Natyrisht, (Pep) është mbajtur i informuar, por kjo nuk është dicka për të cilën ai mund të përgjigjet. Është i përqendruar tek futbolli, ndeshja e sotme, e nesërme e javëve të ardhshme. Kështu edhe lojtarët. Janë të qetë, të përqendruar e kjo është më tepër cështje biznesi, një cështje ligjore se sa një cështje futbolli”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *