• |
ide | kryesore

Milan me Ibrahimovic ka hapin e Juventus: Pioli mund të qendrojë

Sport



Milani ka marrë rrugën e duhur për të provuar përmbysjen e madhe në ndeshjet e kthimit. Dhe nëse vendi i pestë, aktualisht i mbajtur nga Roma, është kthyer të jetë krejtësisht i arritshëm, Champions mbetet një mirazh me dhjetë pikë distancë. Por kuqezinjtë tani kanë gjetur formacionin e duhur taktik dhe duan ta luajnë deri në minutën e fundit, pavarësisht vështirësive të një skuadre të kufizuar dhe me shumë dëmtime që janë duke e detyruar Stefano Piolin që të zgjedhë mes pak lojtarëve.

Për teknikun, që luan të ardhmen në këtë sprint sezoni, mendimet janë të favorshme në klub, sepse treshja Boban, Maldini dhe Massara e konsiderojnë pozitive punën e tij deri këtu në këtë sezon, pa harruar vështirësitë objektive të një skuadre më shumë se të re, me shumë boshllëqe dhe mbi të gjithë e sapofutur në garë. Milan i Piolit ka marrë në mënyrë substanciale dy shuplaka të mëdha që kur ka ardhur. E para në Bergamo me një 5-0 që do të mbetet në histori dhe më pas 4 gola të pësuar në 45 minuta ndaj Interit në një ndeshje shumë të ndjerë në Milano. Dy njolla që nuk hiqen, por në përgjithësi puna e tij ka qenë në linjë me pritshmëritë: ka ngritur skuadrën në renditje, i ka dhënë një lojë dhe identitet, ka bërë zgjedhje të sakta ndaj lojtarëve, duke i marrë më të mirën interpretuesve si Rebic, Castilleho dhe Calhanoglu.

Në nivelin numerik Milani i Piolit udhëton me një mesatare prej 1.53 pikë në ndeshje të llogaritura në 17 ndeshje të kampionatit pasi tekniku mori vendin e Marco Giampaolos. Me ardhjen e Ibrahimovic në janar efektet pozitive janë edhe më shumë të dukshme. Në 2020-ën Milani është ngjitur me një mesatare prej 2 pikësh për ndeshje, në 21 në dispozicion ka marrë 14, vetëm një më pak se sa kryesuesja Juventus. Në këtë moment ai gëzon besimin e të gjithë drejtuesve, por ajo që e vendos praninë e tij tek kuqezinjtë do të jenë rezultatet. Pioli do të qëndrojë në rast të Champions League, objektiv thuajse i pamundur për t’u arritur. Ndërsa në rast të Europa Ligë do të hapen shumë diskutime dhe do të studiohen alternativa.

Pak ditë më parë, Paolo Maldini që është shprehur mediatikisht me një elozh publik ndaj trajnerit parmixhian duke hedhur poshtë hipotezën Ralf Rangnik, i cilësuar nga drejtori teknik jo i përshtatshëm për projektin kuqezi. Në realitet diçka të vërtetë mbi trajnerin gjerman duket se ka, një sondazh dhe një vlerësim nga ana e administratorit të deleguar Ivan Gazidis. Shumë do të varet nga vendosja në renditje në fund të vitit dhe se si Pioli do të luajë atë në 14 ndeshjet e fundit të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *