• |
ide | kryesore

“Nuk dua më të përballem me Juventus në Champions”: në pengjet e Morata edhe rasti i humbur ndaj Liverpool

Sport, Video



Alvaro Morata feston fitoren e madhe të Atletico Madrid kundër kampionëve të Europës në fuqi të Liverpool në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Champions e hedh një sy nga e shkuara. “Kemi luftuar pa reshtuar kurrë së vrapuari, është ky në fakt identiteti ynë – ka thënë sulmuesi i Colchoneros pas ndeshjes – Nëse dua të përballem me Juventus në finale? Preferoj të mos e ndesh më, të paktën në Champions. Favoritet janë Liverpool, Juve e Psg, edhe psedje humbi”

“Edhe nga ekrani mendoj se e shamë atë ndjesinë, se jemi një grup i fortë dhe i bashkuar. E kur është kështu herët a vonë vijnë rezultatet”, ka shtuar Morata, duke u kthyer mbi fitoren e skuadrës së Klopp në Wanda Metropolitano. Një nga momentet që spanjolli kërkon të harrojë është pikërisht ajo rrëshqitje në zonën e Reds që e pengoi ti jepte avantazhin e dyfishtë dhe shumë më komod Atleticos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *