• |
ide | kryesore

Policë të armatosur, seancë e mbyllur, Gjykata e Shkodrës lë në burg Bajrat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër pas dërgimit të çështjes së grupit Bajri në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë në një seancë për rikonfirmim për të dyshuarit.

Kështu gjykata vendosi “arrest me burg” për shtetasit Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Sirjan Aliaj dhe Emrah Plaku. Po ashtu gjykata dha masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasen Jonida Murati. Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj.

Kujtojmë se Jonida Murati, 32 vjeçe, banuese në Tiranë ishte e punësuar fiktivisht si infermiere në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *