• |
ide | kryesore

Sekuestrohet gjysëm ton drogë në Itali, dyshohet se erdhi nga Shqipëria

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kanë sekuestruar në bregdetin e Leçes rreth 500 kg lëndë narkotike, e cila dyshohet se ka mbërritur nga Shqipëria në Itali.

Guardia di Finanza ka ushtruar kontroll, pas dyshimeve mbi një automjet që po tërhiqte një karroceri, mbi të cilën ishte vendosur një varkë rreth 6 metra të gjatë.

Automjeti po ecte përgjatë rrugës provinciale që lidh Salenton me marinën e Torre Chianca. Efektivët janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë identifikuar vendin dhe pronarin e tij. Policia ka identifikuar shtetasin italian Mauro Centonze, 45 vjeç, si pronarin e mjetit.

“Karabinierët ushtruan kontroll në një shtëpi në lagjen Borgo San Nicola, ku ishin parkuar mjetet, në një vend larg syve të qytetarëve.

Brenda sheshit, përveç disa automjeteve të punës dhe copëzave të materialeve të ndërtimit, aty ishte automjeti jashtë rrugës i vërejtur në mëngjes dhe tre varka”, njoftojnë mediat italiane.

Brenda barkës, u konstatuan 450 kilogramë marihuanë të ndarë në 219 pako, 75 kilogramë hashash të ndarë në 31 pako dhe tre litra e gjysmë vaj hashashi.

Gjithashtu u sekuestruan dy pushkë të kalibrit 45, një pistoletë të tipit Beretta me kalibrin 45, një pistoletë gjuetie të kalibrit 8, me 23 fishekë.

Sasia e madhe e lëndës narkotike të sekuestruar, sigurisht e mbërritur nga ana tjetër e detit Adriatik, rapotojnë mediat e vendit fqinj duke iu referuar Shqipërisë.

Autoritetet dyshojnë se sasia e drogës mund të ishte destinuar për tregun Salento dhe mbase jo vetëm. Personi që u arrestua në flagrancë pritet të japë dëshminë e tij në Prokurorinë e Leçes.



4 Comments

  1. ””’ Sasia e madhe e lëndës narkotike të sekuestruar, sigurisht e mbërritur nga ana tjetër e detit Adriatik, rapotojnë mediat e vendit fqinj duke iu referuar Shqipërisë.””

    O njerez shikojeni vidjon e policise italjane vete ( disa here) dhe ne asnje moment nuk thuhet qe ‘ SIGURISHT E MBERRITUR NGA ANA TJETER E DETITI ADRIATIK’ …

    Kete fraze e ka shtuar Lapsi.

  2. Si e kuptuat ju qe “dyshohet se vjen nga Shqiperia” ?
    Ka ndonje deklarate te Guardia di Finanza ap Karabineria ?
    Kush media ju inspiroi ?
    Apo e zbuloi Shkurllaku ?
    Apo influencoheni nga shiriti i kuq ne paketat e droges ? Po te qe blu , dyshohet se vjen nga Greqia ?
    Pse kaq te hidhur mer cuna ? Cdo gje ne Shqiperi e shifni me syze te zeza ?

  3. He pra,te gjitheve u shkon mendja se droga i shkoka nga Shqiperia!Akoma nuk e kane degjuar kryeministrin Rama dhe ministrin e brendshem (apo te Hashashit) Lleshaj,se ne Shqiperi,nuk ka me asnje gram droge?Ja fusin kot,por ama kot fare,keta taliont llafazane.Kam mendimin se i del nje fare detyre edhe Alketes se Sanremos,para te cileve u pergjerua,ti thote ati Brunos se Vespes,qe t’a pergenjeshtroje kete lajme qe na nderon (me falni na trishton),…….

    1. O krisht ! Ne e dime shume mire se ne cgjendje eshte Shqiperia dhe sa e afte eshte te ‘ eksportoje ‘ kanabis.. por ketu po flasim per manipulim mediatik. Ky shkurdhaku na merr per budallenj. Nuk kam asgje kundra nese autoritetet italiane do ta thoshin ate frazen qe e ka shtuar Lapsi se e di shume mire qe eshte bere , po behet dhe do behet… Prolbemi eshte pse duhet te genjesh ti si portal.
      Apo ke gomeret qe presin per ushqimin ( dozen) ditor te manipulimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *