• |
ide | kryesore

Skandali Barcelona/ Bartomeu hap një hetim të brendshëm: vijnë dorëheqjet e para

F1, Sport



Skandali që ka përfshirë Barcelonën, e akuzuar se ka paguar një shoqëri të medias sociale për të diskredituar lojtarët e ish-lojtarët, p përjeton hapa formalë dhe informalë. Kjo e ditës së sotme hyn në të parën, me grumbullimin nga ana e presidentit Bartomeu të një mbledhje të jashtëzakonshme të komisionit të delegatëve të klubit në prezencë të zëvendëspresidentit, të CEO e të këshilltarit Teixidor. Ndërkohë, drejtuesja financiare Monserrat Fons ka prezantuar dorëheqjen e “parevokueshme”.

Mbledhja paraprin takimin e direktivit të premten, që është fiksuar kohë më parë, por që me siguri do tejkalojë rendin e ditës. Që situata është delikate kuptohet nga fakti, që ndryshe nga zakonisht, mbledhja e komisionit të delegatëve do të bëhet në një vend sekret e larg vëmendjes së medias.

Shumë drejtues blaugrana janë të irrituar për mënyrën si Bartomeu ka administruar situatën por jo vetëm, duke qenë se 800.000 euro të paguara nga shoqëria I3 Ventures (ajo që akuzohet) kalon me shumë shifrën, prandaj duhej aprovuar nga “Comité de adjudicaciòn”, pjesë që ishte evituar me kujdes. Gishti është drejtuar nga Jaume Masferrer, drejtori i Zonës së Presidencës, e që ka firmosur kontratën me I3 Ventures. Ja arsyeja përse Bartomeu ka njoftuar hapjen e një hetimi të brendshëm për të gjetur fajin dhe fajtorët.

Që atmosfera tek Barcellona nuk është më e mira, pas zbulimeve të Cadena Ser e tregon edhe përplasja në rrjetet sociale mes Gerard Piqué e Marcal Lorente, një gazetar i Barça Tv që në Tëitter ka shkruar një postim në mbështetje të numrit 1 të Barcelonës. E menjëhershme përgjigja e mbrojtësit – një nga personazhet e sulmuara, sipas zbulimeve të Cadena Ser – që e ka etiketuar Lorente “një marionetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *